Tensionohen Vietnami e Filipinet

Ishujt me pak më shumës se 1,000 banorë, që jetojnë në qytezën Sansha, tash sa vite janë subjekt i njërit prej mospajtimeve më të komplikuara aziatike. Edhe pse sipërfaqja e përgjithshme e 750 ishujve të vegjël që i takojnë ishujve Spratly është pak më e madhe se pesë kilometra katrorë - ku pika më e lartë e arkipelagut mezi arrin në katër meta mbi sipërfaqen e detit - besohet se kjo zonë është shumë e pasur me gaz dhe naftë.
Që në vitin 1979 Kina i okupoi ushtarakisht këta ishuj, të cilat Vietnami i konsideron territor të vetin, kështu që nëntë vite më vonë dy shtetet filluan një konflikt të shkurtër detar. Ushtarët dhe marinarët kinezë sot janë të pranishëm në ishujt disktuabil, megjithëse shpallja zyrtare e sovranitetit kinez mbi ta ka zemëruar pushtetin në Hanoi.
“Vietnami kurrë s’ka hequr dorë nga Spratly. Aviokompanitë vietnameze udhëtojnë rregullisht dhe pa paralajmërim mbi këta ishuj, e pesë vite më parë Hanoi madje ka paralajmëruar edhe themelimin e një konsorciumi me British Petroleum, i cili do të duhej të punonte në nxirjen e naftës dhe gazit nga vendburimet e ardhshme në këta ishuj”, deklaroi Jakov Berger, ekspert për Lindjen e Largët dhe anëtar i Akademisë Ruse të Shkencave.
Manila, nga ana tjetër, e ka të qartë se mosmarrëveshja e saj me Rusinë ka kohë që ka pësuar disfatë, kështu që as paralajmërimin e saj për ngritjen e gatishmërisë ushtarake askush nuk e merr seriozisht.