E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mascherano vazhdon me Barçën

E ardhmja e Javier Mascheranos është e lidhur ngushtë me Barcelonën. Mesfushori, njëkohësisht qendërmbrojtësi argjentinas, ka nënshkruar kontratë me klubin katalunas deri në qershor të vitit 2016.

Përfaqësuesi argjentinas i ishte bashkuar Barçës në vitin 2010 nga Liverpooli për 20 milionë euro. Ai ka zhvilluar 97 ndeshje me katalunasit, të cilët i ndihmoi në fitimin e gjashtë trofeve.

Ndërkohë është vendosur edhe klauzola e shkëputjes së kontratës, e cila e ka vlerën e 100 milionë eurove, që u ngrit nga 90 milionë sa ishte në kontratën paraprake. Mascherano ishte i dobishëm në fazën defanzive në këto dy sezone.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›