Kembanat e ernobilit lutje per viktimat e reaktorit

Kamerat televizive u instaluan për të filmuar lindjen e diellit në Çernobil 25 vjet pas 2 shpërthimeve në Reaktorin 4 që shkaktuan katastrofën më të rëndë bërthamore në botë.
Në Ukrainë aktivitetet përkujtimore me këtë rast, janë të shumta. Patriarku i kishës ortodokse ruse, Kirill, në orën 1.23 sipas orës lokale i ra të ashtuquajturave Këmbana të Çernobilit, mes lutjeve të familjarëve të viktimave dhe të mbijetuarve. Me këtë fillon tradicionalisht përvjetori i fatkeqësisë.
Këmbanat në Kiev ranë 25 herë, një për çdo vit që nga tragjedia më e madhe bërthamore. Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Kiril tha se bota nuk ka parë tragjedi më të madhe në kohë paqe se ajo në centralin bërthamor të Çernobilit. Organizata për mbrojtjen e mjedisit, Greenpeace rikrijoi reaktorin, që shpërtheu më 26 prill 1986 përmes një projeksioni dritash.
Në qytetin rus St. Petersburg aktivistët do të hedhin fishekzjarre në ajër, që simbolizon grimcat radioaktive. Në zonën e rrethuar me rezatim të lartë përreth centralit bërthamor presidentët e ish-republikave sovjetike, Ukrainës, Bjellorusisë dhe Rusisë përkujtojnë viktimat e shumta të rrezatimit kancerogjen.
Sipas vlerësimeve, si pasojë e shpërthimit të reaktorit në Çernobil humbën jetën 10.000 njerëz dhe më shumë se 100.000 të tjerë vuajnë pasojat e rrezatimit.
Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e martë , 26 prill 2011 )