Tadiç synon të ringjallë diplomacinë titiste, gjen sponsor Mubarakun

“Ministria e Jashtme dhe Integrimeve Evropiane e Kroacisë (MVPEI) po shqyrton propozimin e shefit të diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç që Kroacia, së bashku me Serbinë dhe shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë të marrin pjesë në organizimin e samitit të Shteteve të Painkuadruara”, tha të shtunën zëdhënësi i MVPEI për agjencinë ‘Hina’. “Javën e ardhshme do të shqyrtojmë më afër këtë propozim, duhet të verifikojmë të gjitha aspektet dhe t’i analizojmë”, tha zëdhënësi, Mario Dragun duke konfirmuar se ministri i Jashtëm dhe i Integrimeve Evropiane, Gordan Jandrokoviç pranoi letrën e Jeremiç. Portali E-Novine tashmë shkroi për iniciativën e kryetarit të Serbisë, Boris Tadiç, i cili pas samitit të tw Painkuadruarve në qytetin egjiptian, Sharm el Sheikh tha se gjysmë shekulli nga themelimi i Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara të organizohet në Beograd në vitin 2011, gjë që e përshëndeten edhe anëtari i Kryesisë së BeH, Zeljko Komsic dhe kryetari kroat, Stipe Mesiç. Mes të tjerash, nga Zyra e kryetarit Mesic, kuptohet se nëse do të vijë eventualisht deri tek shënimi i përvjetorit të Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara, Kroacia do të duhej të merrte pjesë si shtet trashëgimtar dhe se propozimi do të duhej gjithsesi pranuar sepse do të ishte absurde që vetëm Beogradi të promovohej si i vetmi trashëgimtar i ish-Jugosllavisë në një lëvizje kaq të rëndësishme. Si problem përmendet fakti se kryetarit Mesic i skadon mandati dhe se në kohën e shënimit të përvjetorit Kroacia do të ketë një tjetër kryetar. Gjithashtu thuhet se Beogradi propozon se shkaku i përgatitjes për samit të takohen ministrat e Jashtëm të rajonit në fillim të seancës së 64 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB që fillon më 23 shtator në New York. E përditshmja kroate, ‘Jutarnji List’ shkruan se me këtë rast, Jeremiç i shkroi letër homologut të tij kroat, në të cilën thuhet se fjala është për ‘jubile të veçantë për Lëvizjen e të Painkuadruarve, ku njëri prej themeluesve dhe anëtarëve më aktivë ishte pikërisht ish-Jugosllavia”. “Serbia që momentalisht është vëzhguese në Lëvizje, do të ishte e nderuar që të jetë nikoqir dhe së bashku me shtetet tjera të ish-Jugosllavisë të organizojë këtë samit. Ai do të duhej të shënonte një pjesë të rëndësishme të historisë sonë të përbashkët në funksionin e afirmimit të mëtutjeshëm dhe mirëqenies të secilit prej nesh”, qëndron në propozimin e ministrit Jeremic, raporton gazeta. Në Lëvizjen e të Painkuadruarve, Kroacia ka status të vëzhguesit e në këtë cilësi mori pjesë në samitin e lëvizjes që u mbajt në korrik në Egjipt. Atëherë Kroacinë e përfaqësoi kryetari Mesiç të cilin nga MVPEI e informuan edhe për iniciativën e fundit nga Serbia. Gazeta shton më tutje se në Beograd presin që të kenë përkrahjen e Egjiptit si shtet kryesues i Lëvizjes, dhe se kryetari Hosni Mubarak do të jetë sponsor i ceremonisë.
...