Një baladë, 7 vjet pas ndarjes me Dor Kekon
Poeti Altin Ruço tregon se poezia “Kur bie muzgu”, kushtuar Dor Kekos, së shpejti do të bëhet këngë
Këto ditë shënuan mes përvjetoreve të ndryshme kalendarike edhe vitin e shtatë të ndarjes me Teodor Kekon. Poeti Altin Ruço, një nga miqtë e shumtë të shkrimtarit dhe publicistit të njohur, i cili u nda nga jeta shtatë vjet më parë, tregon për gazetën “Albania” se së shpejti, poezia e tij “Kur bie muzgu”, kushtuar Dorit do të kthehet në një këngë - baladë. Poezia që recitohet nga aktori Timo Flloko është e njohur për publikun pas transmetimit të saj në disa televizione dhe shfaqjes së videoklipit, i cili e ka shtyrë poetin Ruço që të shohë mundësinë e bërjes së një kënge mbi tekstin poetik “Kur bie muzgu”. Tashmë, kënga është pranë përfundimit të saj nga kompozitori Julian Bala, i cili pritet të na sjellë një baladë mjaft interesante, risi në muzikën e lehtë shqiptare. Pas kësaj, kënga për Dor Kekon do të marrë pjesë edhe në disa nga evenimentet kryesore të muzikës siç janë festivalet e ndryshme që zhvillohen në trevat mbarë shqiptare. Le të shpresojmë se do të jetë një sukses që do të na kujtojë sa herë mikun tonë të përbashkët, njeriun që nuk pranoi kurrë kompromise, Dor Kekon. P. GROSI
Kur bie muzgu
(Poezia kushtuar Teodor Kekos)
Kur bie muzgu në Tiranë,
Te "Kafe Europa" ulem pi.
Kaprollia ere...
pëshpërit ca fjalë.
Më flet për një njeri.
Më flet për Dorin e pagjumë,
që heshtjen kthente në një shpresë.
Dhe flokët e reve herë rrëmujë
i krihte shpejt dhe pa kujdes.
Më flet, kur detin malloje
dhe dallgët ngrij me tallaze
Dhe presidentë dhe kryeministra
nga frika, hije të bënin pas.
Më flet, për Hënën dashuruar,
kur yjet thurje t’i në vargje.
Më flet, për malet dëshpëruar,
të lënë vetëm pa mustaqe...
Kur dikush Zotin ngatërronte,
me peshkopin me shpirt të mbërthyer,
t’i thërrisje nga pika e lotit,
për uthjen e zemrës së thyer.
Ti më flet! Se erdhi koha të ikësh,
me ndjenjën futur në xhep thellë.
Sepse tej, retë uiskin do pinë,
qerasur nga ty si përherë.
24 Gusht 2009