E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Tregu i ilaceve monopol i MegaFarm Vasili te sqaroje pse

TIRANE-Partia Socialiste ka vijuar dhe kete te diele akuzat se fajtor per shume probleme aktuale ne Ministrine e Shendetesise kane nje emer Ministrin Petrit Vasili.
Duke iu referuar tregut te barnave mjekesore Deputeti Eduart Shalesi theksoi sot ne nje konference per shtyp se tregu Iiilaceve eshte monopol I nje firme te vetme te quajtur Megafarm. I drejtoj dhe sot Ministrit Petrit Vasili ti beje te ditur opinionit se pse sa kohe ka qene ai minister nga veriu ne jug nga Saranda ne Shkoder tenderat per ilace I fiton vetem nje kompani dhe kjo eshte Megafarm. Cfare lidhje ka Ministri me kete kompani qe tregton ilacet me cmimet me te larta ne rajon
Shalsi theksoi madje qe Ministri te kete kurajo dhe te flase personalsiht rreth probleme qe ngre PS ne emer te tij dhe jot e fshihet pas drejtuesve te LSI. Keto jane fakte qe tregojne se Ministri ka deshtuar dhe eshte fshehur gjate gjithe kesaj kohe pas zedheneses fshihet pas kryetarit te partise LSI qe natyrisht nuk ka si te mos pranoje te behet avokat i Vasilit tha Shalsi.
Deputeti socialist verejti gjithashtu se fale menaxhimit te keq ne spitalet shqiptare diagnistikohet e mjekohet shume keq dhe ky eshte nje problem qe sipas tij nuk po gjen kurre zgjidhje.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›