Demonstrata, flet Godo: Vrasjet duhen hetuar medoemos
TIRANE- Politikani dhe historiani i njohur Sabri Godo deklaron se vrasjet në demonstratë duhen hetuar medoemos dhe “Kush pengon hetimet të merret i pandehur”. Sabri Godo flet për një ndërmjetësim
autoritar nga ana e Departamentit të Shtetit ose e Kongresit Amerikan për të zgjidhur krizën politike në vend, ndërsa shton: Berisha nuk duhet të bëjë antimiting. Intervista eshte transmetuar sot ne Tv NEWS24
Si e përjetuat 21 janarin?
Ishte e dhimbshme. Shumë dramatike. Do të mbetet në kujtesën tonë dhe do të hyjë në histori si 97 e 98. Them se të gjithë ndihemi disi të lënduar dhe të fyer nga kjo ngjarje e cila nuk do të shlyhet për shumë kohë.
A mendoni se duhet hetuar ngjarja?
Një herë duhet hetuar si ngjarje në tërësi. Unë nuk heq dorë nga ai mendimi që kam thënë se ishte një gjë e organizuar nga PS që në këtë rast bëri rolin e atij që hedh gurin e fsheh dorën, si i thonë një fjale dhe që u abuzua në një farë mënyrë me dëshirën e sinqertë të shumë njerëzve që të protestojnë për të drejtat e tyre. Për kërkesat që i konsiderojnë të drejta. Kjo është normale në një vend demokratik. Puna është tani sesi u përdor kjo.
Prokuroria ka lëshuar fletëarresti për 6 punonjës të gardës ndërkohë që policia e shtetit nuk ka filluar ekzekutimin e asnjë prej këtyre urdhrave. Si e mendoni. Mos e quani një luftë politike?
Them, sipas meje, se në c’drejtim duhet të shkojnë hetimet. E para për demonstratën në tërësi si u organizua, si u drejtua dhe pastaj duhet të përqëndrohet në dy pika të vecanta. Në vrasjet që u bënë. Ato duhet të sqarohen me doemos. Ndryshe asnjeri nuk mund ta vërë shpirtin në paqë.
Dhe e dyta: Atë kontigjenti që u shkëput nga masa dhe që u quajt si pararojë ishte një gjë spontane apo ishte e drejtuar. Duket se atje kishte një farë parapërgatije. Këtë duhet ta themi për hir të asaj që pamë, dhe njerëz që ishin me drunj në duar kishin parapërgatirur nga ato bombat molotov etj. Këto duhet të sqarohen medoemos sa i përket hetimit.
Tani vijmë tek prokuroria. Cilido që pengon prokurorinë në punën e vet duhet të merret si i pandehur: Ka penguar zhvillimin e hetimeve dhe bërjen e drejtësisë. Urdhrat e prokurorisë duhet të zbatohen menjëherë. E përsëris. Kushdo që e pengon këtë nuk do shtetin ligjor, nuk e njeh shtetin. I vë pastaj disa njerëz në rrethana të caktuara jashtë ligjit dhe kjo nuk mund të lejohet. Në qoftë duam stabilitet dhe shtet ku sundon ligji atëherë ligji duhet të zbatohet në cdo rast dhe për të gjithë. Dhe për mua është krejt e pakuptueshme që të japë një urdhër nga prokuroria dhe të mos zbatohet nga policia. Këtu kemi vetëm një disfunksion ndërmjet institucioneve por këtu punët kanë një radhë.Kush ishte ai që ka të drejtë të lëshojë fletëarresti dhe kush është ai që duhet ta zbatojë detyrimisht dhe nëqoftëse dalim nga ky kuadër atëherë ne prishim shtetin. Prandaj e quaj të patoleruar këtë. Mesa kam dëgjuar në masmedia dje se është lëshuar një urdhër i prokurorisë për të marrë në hetim 6 funksionarë të gardës dhe nuk është zbatuar. Kjo nuk mund të ndodhë kurrsesi.
Kemi deklaratat e dy deputetëve PD që kanë lëshuar akuza shumë të rënda ndaj prokurores së përgjithshme duke e cilësuar dhe bashkëpunëtore me kreun e PS-së. Si I mendoni këto deklarata?
Unë nuk i kam dëgjuar këto deklarata dhe nuk më shqetësojnë dhe aq, ose më shqetësojnë në një drejtim se pot ë jenë në këtë sens që thoni ju, atëherë ka njerëz që haptas i kundërvihen zbatimit të ligjit. Deri tani vetë PD është ankuar me të drejtë se kemi një prokurori të mefshtë, që nuk punon, i mban dosjet mbyllur, fle mbi dosjet etj. Këto akuza janë përsëritur. Tani për të parën herë që lëviz prokuroria në drejtimin e duhur i vihemi kundër. Kjo do të thotë që prokuroria duhet të punojë për ne dhe vetëm për ne. dmth për palën që është në pushtet. Nga gjëra të tilla vërtet duhet të heqim dorë sepse janë me të vërtetë të dëmshme. Dëmtonjë themelet e shtetit.
Në kundërpërgjigje të demonstratës së 21 janarit, PD dhe Kryeministri ka paralajmëruar se të mërkurën do zhvillohet një miting paqësor në kundërpërgjigje të dhunës. Ju si e cilësoni këtë lëvizje?
Manifestime kundër dhunës mirëse të vinë. Por në rastin e dhënë kjo ka ngjyrat e antimitingut, dhe unë them se nuk duhet të bëhet. Tani Berisha e ka vendosur dhe nuk kthehet me fjalën time, por unë jam i lirë dhe kam të drejtë të them fjalën time. Dhe në këtë pikë bashkohem me ambasadorin amerikan që bëri thirrje të mos ketë demonstrata të asnjë lloji, mesa kuptova unë, në momentin e tanishëm.
A mendoni se do ketë zgjidhje kjo situatë?
Unë kam thënë para janarit, kohë më parë se duke parë si po ecnin punët, do të duhej një ndërmjetësim amerikan, për t’i ulur palët në bisedim dhe për të arritur në një marrëveshje. Kjo u refuzua nga Departamenti i Shtetit. Jo kërkesa ime por ishte një koecidencë që u bë në të njëjtën kohë që nuk do të kini ndërmjetësim, ose ndërhyrje nga jashtë, duhet ti zgjidhni vetë punët tuaja. Por ka 18 muaj që Europa na bën thirrje: Bisedoni, zgjidhni cështjen. Dhe të gjitha këto kanë rënë në vesh të shurdhër, nuk kanë pasur ndonjë efekt. Ose aty për aty është dukur sikur palët po cedojnë jo me takimin te presidenti, etj,etj, por në fund punët kanë ardhur duke u thelluar nga e keqja jo nga e mira. Tani ky është realiteti i gjërave. Unë them si alternativë e vetme mbetet të kishte një ndërmjetësim autoritar nga ana e Departamentit të Shtetit ose e Kongresit Amerikan që palët të ulen të dëgjohen dhe më në fund të prevalojë ajo që do të ishte gjykimi i këtij të treti që është një mik i yni i fortë dhe mbështetja jonë më e madhe në arenën ndërkombëtare dhe për zhvillimin e demokracisë këtu brenda.
(Intervista eshte marre nga gazetarja Ina Mehilli, tv NEWS24/s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Demonstrata, flet Godo: Vrasjet duhen hetuar medoemos