Itali, vdes në aksident një 25-vjecar shqiptar
ITALI- Një 25 vjecar shqiptar ka mbetur i vdekur në Itali, si pasojë e një aksidenti rrugor pranë Piaçencës. Ndërkohë që shoku i tij, i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Dy të rinjtë shqiptarë udhëtonin me një makinë tip Pezho bashkë me dy vajza italiane, të cilat fatkeqësisht humbën gjithashtu jetën kur automjeti u përplas me një mur.
Tre viktimat sipas Tg.com, janë shqiptari 25 vjecar Elpion Kasapi, dhe dy shtetaset italiane Sara Frasani dhe Elisa Bonomini, respektivisht 18 dhe 20 vjec. Ndërsa nuk dihet ende identiteti i shqiptarit tjetër që ndodhet në spital. Menjëherë ka mbërritur në vendngjarje policia e cila deklaroi se niveli i alkolit tek shoferi i automjetit ishte 6 herë më i lartë se sasia e lejuar. Aksidenti ndodhi rreth orës 5 e 30 të mëngjesit, kur makina doli nga rruga, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe u përplas me një pallat.
(m.a/News24/BalkanWeb)