2 në 3 francezë vlerësojnë rolin e Carla Brunit
PARIS- Dy të tretat e francezëve (66 për qind) shprehen të kënaqur nga Carla Bruni-Sarkozy, bashkëshortja e presidentit francez, ku 68 për qind vlerësojnë se ajo e ka përfaqësuar mirë Francën jashtë vendit me rolin e saj si zonjë e parë, ndërsa 56 për qind mendojnë se ajo ka ndikim pozitiv tek bashkëshorti i saj.
Sipas këtij sondazhi publikuar nga "France Soir", 66 për qind e francezëve shprehen pozitivisht për rolin e Carla Bruni-Sarkozy (dy pikë më tepër në krahasim me vitin 2008), ndërsa 33 për qind shprehen të pakënaqur. Popullariteti i saj arrin rekorde tek përkrahësit e të djathtës (76 për qind), por ajo vlerësohet edhe nga ata të të majtës (57 për qind).
Afro 68 për qind e të intervistuarve (59 për qind majtas dhe 79 për qind djathtas) shprehen se ajo "e përfaqëson mirë Francën jashtë vendit", 56 për qind (49 për qind majtas dhe 65 për qind djathtas) mendojnë se ajo ka "një ndikim pozitiv tek presidenti i republikës", 51 për qind (42 për qind majtas dhe 61 për qind djathtas) mendojnë se ajo "po e ripërtërin rolin e Zonjës së Parë në Francë" ndërsa 47 për qind (53 për qind majtas dhe 40 për qind djathtas) gjykojnë se ajo duhet të "qëndrojë më tepër e tërhequr".
Ky sondazh publikohet në kohën kur shtypi po spekulon mbi rolin e saj në fushatën e mundshme të ardhshme elektorale të Nicolas Sarkozy, i cili do të njoftojë në vjeshtë nëse do të jetë ose jo kandidat për një mandat të ri presidencial për zgjedhjet e pranverës 2012.
Ish topmodelja, më pas këngëtare, u martua me presidentin francez tre vjet më parë.
(d.b/BalkanWeb)