Tentoi të shpëtonte dy të rinj, mbytet në det
LEZHE - Vdes 42-vjeçari duke tentuar të shpëtonte dy të rinj që po mbyteshin në det. Ferdin Ujka, pronar i një guroreje në Gocaj të Lezhës, mbeti viktimë në plazhin e Shëngjinit, ku kishte shkuar p ër t ë pushuar. Sipas policisë së Lezhës, 42-vjeçari ka hyrë në det për të shpëtuar dy të rinj që po mbyteshin, të cilët arriti t’i shpëtonte. Por ai nuk ka mundur të dalë dot vetë i gjallë. Dëshmitarët që kanë parë skenën nga larg, u shprehën se “ishte ora rreth 19:00, ku dy të rinj që ndodheshin në thellësi, kërkuan ndihmë. Ujka është nisur menjëherë për t’i ndihmuar ata duke i shpëtuar, por më pas ai është fundosur, duke mos dalë më nga uji. Pushuesit u nisën për t’i dhënë ndihmë, por ata e nxorën trupin e tij të pajetë. r.n