E Diel, 1 Nëntor 2026

"Opozita, kritika pasi i dolen avujt e Sharm El Sheik-ut"

Nga Shkodra, kryeministri Sali Berisha, sulmoi opoziten duke u shprehur se u kujtua te kritikoje per permbytjet ne keto zona, vetem pas pushimeve luksoze. "Opozita, pasi i dolen avujt e Sharm El Sheik-ut dhe Burj Al Arabia, u kujtua dje te kritikoje. Nje gje eshte e sigurt, se ne origjine te ketij problemi eshte Komani. Liqeni i Komanit ka nje specifike, nuk eshte liqen i madh dhe nuk ka ku te hapet, pervec se te permbyte vepren e prodhimit te Fierzes", replikoi kryeministri. Sipas tij, origjina eshte nje rritje e jashtezakonshme e lumenjve te Alpeve, lumit te Valbones, lumit te Currajt dhe lumenjve te tjere, prurjet e te cileve arriten ne 1450 m3/s. "Pra, pati nje vershim shume te madh te lumenjve te Alpeve. E verteta eshte se Fierza ate dite Fierza u mbyll per te mos shtuar ujera ne Koman, por prurjet ishin shume te medha nga lumenjte e Alpeve dhe keto bene qe te hapet tuneli i Komanit, i Vaut te Dejes, kurse keto 2-3 dite eshte derdhur edhe nga Fierza", vijoi Berisha. Sipas tij, derdhja eshte bere per perkujdesje, sepse ka nje rregullore qe ne mote te medha keto hidrocentralet duhet te shkarkohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›