E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Permbytjet, do paguhen demet

Nuk ka qendruar jashte angazhimit maksimal as strukturat e tjera te Ministrise se Brendshme, vec ministri Basha, i cili gjendet "non stop" ne zonat e permbytura, ne perpjekjet e tij per menaxhimin dhe perballimin me sukses te kesaj situate te renduar per shkak te reshjeve te shumta. Ka qene numri dy i Ministrise se Brendshme, Ferdinant Poni, i cili eshte shprehur se po merren te gjitha masat, per perballimin e kesaj situate, mundesisht pa viktima. Njeheresh ai ka garantuar se nje situate e tille pritet te minimizohet duke bere evakuimin e banoreve. Madje ai ka garantuar se te gjitha demet e shkaktuara nga permbytjet do te paguhen. Ne nje interviste per BBC, Poni ka nenvizuar faktin se menaxhimi i mire ka bere qe te shmanget katastrofa ujore, duke pergenjeshtruar ne kete menyre deklaratat e opozites, sipas te cilave nuk jane marre masat e duhura per nje miremenaxhim te situates. Rifillimi i reshjeve ne gjithe territorin e Shqiperise e ka renduar edhe me situaten ne zonat e permbytura ne veri-perendim te vendit. Prej ditesh atje eshte shpallur gjendja e emergjences dhe banoreve po u vine ne ndihme forca te ushtrise dhe policise te komanduara nga Ministria e Brendshme.
Si eshte situata me e fundit ne zonat e permbytura?
Me duhet te them se situata eshte nen kontroll, pavaresisht kushteve shume te veshtira te motit. Niveli i ujit ne hidrocentrale po i afrohet pikes kritike, ndaj shkarkimet po vazhdojne dhe do te vazhdojne edhe ne ditet ne vazhdim, deri ne momentin kur te mos perbeje rrezik per permbytjen e hidrocentraleve...
Pra s'behet fjale per heqjen e situates emergjente nga keto zona?
Jo, jo! As qe behet fjale! Ne jemi te angazhuar maksimalisht qe demet te jene minimale, por situata prej reshjeve pritet te perkeqesohet...
Perfaqesues te larte te shtetit u kane thene banoreve te ketyre zonave se do t'i demshperblejne 100 per qind. Premtimi eshte politik apo ju keni filluar te llogarisni demet?
Pa diskutim! Sa te na lejoje koha, pra, te largohet uji, ne do te dergojme komisionet qe do te bejne vleresimet dhe do te demshperblejme sipas ligjit plotesisht te demtuarit. Te gjithe pasurine e tyre. Deklaratat jane politike, por jo ne sensin per te genjyer!
Ju thoni se shkaqet e permbytjes ishin natyrore, ndersa opozita thote se arsyeja e asaj qe ajo e quan katastrofe eshte keq menaxhimi i hidrocentraleve dhe prishja per qellime te tjera e fondeve te caktuara me pare per mirembajtjen e argjinaturave. Si pergjigjeni?
Ne fakt Ministria e Brendshme nuk merret me argjinaturat. Por me duhet te them se nese nuk do te ishte cilesia shume e mire e tyre ne Shkoder dhe ne Lezhe, do te ishte bere qameti. Nuk do te kishim 800 hektare te permbytur, por mijera, jo 70 familje ne gjendje te renduar, por 700 te tilla. Ne jemi te tere aty per te perballur situaten pa humbje ne jete njerezish. Ky eshte qellimi yne!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›