E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi te vrase, gjykata i jep pafajesi

Tirane- Gjykata e Tiranes i ka dhene pafajesine dje te pandehurit Gugash Tresa, i akuzuar per vepren penale te "vrasjes me dashje mbetur ne tentative". Vendimi eshte shpallur dje nga ana e gjyqtarit Ilir Celiku. Dy seanca me pare, prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates shpalljen fajtor dhe denimin me 10 vjet burg per te pandehurin Tresa. Ndersa avokati i mbrojtjes, i ka kerkuar gjykates nje seance me pare shpalljen e pafajshem te te pandehurit. Prokurori i ceshtjes, menjehere pas shpalljes se vendimit argumentoi se pas zbardhjes se vendimit do te vendose nese do ta apeloje si ceshtje apo jo. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranes, ka rezultuar se ngjarja per te cilen eshte shpallur i pafajshem Tresa, ka ndodhur me 29 tetor te vitit te kaluar. Ne dosjen hetimore behej me dije se konflikti mes paleve ka lindur per shkak te nje siperfaqeje toke te fituar nga Tresajt ne baze te ligjit 7501, qe pretendohet se eshte prone e trasheguar e familjes Harizi. Si pasoje e ketij konflikti Gugash Tresa, ka tentuar te vrase me arme anetarin e familjes Harizi, Aleksander Harizin 22 vjec. Ky i fundit disa dite me pas, ne bashkepunim me tre vellezerit e tjere te tij, kane tentuar te vrasin me sende te forta dhe kane plagosur Petrit e Shpetim Tresa, 52 dhe 29 vjec, te cilet mbeten te plagosur rende nga sulmi i vellezerve Harizi. Ngjarja ndodhi vetem pak minuta pasi mes paleve kishte perfunduar seanca e dyte e procesit gjyqesor, per nje konflikt pronesie mes paleve. Shkak per goditjen e tyre ishte bere goditja e babait te vellezerve Harizi, nga nje pjesetare i familjes Tresa, disa jave me pare. Prokuroria e Tiranes e ndau dosjen ne dy pjese. Njera kishte lidhje me tentativen e vrasjes se te pandehurit Gugash Tresa ne drejtim te Harizit, ndersa pjesa e dyte e dosjes, zenka para Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, mesohet se eshte ende nen hetim. I pandehuri Gugash Tresa akuzohej nga prokuroria per vepren penale te "vrasjes me dashje mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›