E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kosova" ishte nje lufte e drejte

Nga David Clark

Dhjete vjet pasi aeroplanet e NATO-s filluan aksionin kunder Serbise, lufta e Kosoves mbetet kunderthenese. Ne kohen kur ndodhi, lufta u mireprit nga shume si prove e nje rendi humanitar qe po ngrihej ne bote. Aktualisht, trashegimia e asaj lufte eshte konsumuar nga debati mbi luften kunder terrorizmit. Ajo qe Vacllav Haveli e quajti "lufta e pare e vlerave", tashme me se shpeshti percaktohet si precedent i rrezikshem. Edhe nje mbrojtese e zeshme e nderhyrjes ne Ballkan si Clare Short, e cilesoi si gabim te politikes se jashtme te Tony Blairit "tendencen per veprime te medha" te Blairit ne Kosove.

Ka disa arsye per nje gje te tille, ku padyshim me te rendesishme jane pasojat e luftes ne Irak, lufte e cila ngriti dyshime mbi legjitimitetin dhe efikasitetin e fuqise ushtarake perendimore.

Duke u larguar nga parimi i mosnderhyrjes dhe fakti qe nuk pati mandat nga Kombet e Bashkuara, Kosova shpesh shihet si mekati i pare qe beri te mundur Irakun. Madje dhe pushtimi i Abkazise dhe Osetise se Jugut dhe njohja e pavaresise se tyre nga Rusia, eshte cilesuar si pasoje e shpalljes se pavaresise se Kosoves. Krahasimet e kesaj natyre ne te vertete me shume krijojne konfuzion, sesa e qartesojne situaten.

Lufta ne Kosove ishte pergjigje ndaj nje gjendjeje te jashtezakonshme humanitare dhe jo nje loje gjeopolitike e fuqive te medha. Por, edhe kjo pike vihet ne pikepyetje. Te vetequajturit anti-imperialiste kane ngritur nje histori, sipas se ciles krimet e Sllobodan Millosheviqit jane minimizuar apo falur, derisa Perendimi portretizohet si nxites i dhunes. Sipas ketij varianti te historise, perpjekjet e Millosheviqit per te arritur nje zgjidhje te ndermjetesuar u sabotuan ne konferencen e paqes ne Rambouillet nga Evropa dhe SHBA-te, derisa vdekjet e refugjateve brenda Kosoves ishin shkaktuar nga bombardimet e NATO-s.

Keta kritike flasin sikur edhe shkaterrimi i Bosnjes te ishte prodhim i imagjinates. Realiteti eshte se ne kohen e Rambouillet udheheqesit perendimore ishin bere me te zgjuar perballe lojes 'terhiqe mos e keput' te Milloshevicit.

Milloshevici vazhdonte gjoja te ndermjetesonte, por pa besuar ne negociata, derisa vazhdonte terrorin etnik ne terren. Ata e kishin perjetuar nje gje te tille per tete vjet.

Ne Kosove forcat serbe kishin vrare 1500 njerez dhe kishin debuar 270 mije te tjere perpara se te fillonin aksionet e NATO-s. Dhuna u shtua menjehere ne prag dhe pas fillimit te bombardimeve, por kundershtaret e kesaj lufte qellimisht ndryshojne rolin e shkaqeve dhe pasojave. Nje ankete e zhvilluar nga statisticiene te njohur ne 2002-en konfirmoi ate qe refugjatet kishin thene gjithmone, qe po largoheshin nga shtepite e tyre si pasoje e nje programi te organizuar per kasaphane mbi baza etnike.

Analiza e te dhenave tregoi nje lidhje te forte mes vdekjeve, shpernguljes dhe aktivitetit te forcave serbe. Nuk ka pasur lidhje mes vrasjeve, debimeve dhe aktivitetit te NATO-s apo aksioneve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Te dhenat tregojne se shpejtesia dhe zgjerimi i mobilizimit serb ishte tregues i nje plani te hartuar me pare dhe jo rezultat i bombardimeve te NATO-s. Rreth 850 mije njerez, gati gjysma e shqiptareve te Kosoves, u debuan jashte vendit dhe pjeses me te madhe te tyre u ishin marre dokumentet vetjake, me qellim qe te pengohej kthimi i tyre. Rreth 10 mije njerez u vrane nga forcat serbe. Keto krime ndoshta nuk kane mundur qe te perkufizohen si gjenocid, por ishin mjaft te tmerrshme. Shteti serb kreu nje krim kunder njerezimit, nje plan i ekzekutuar ne menyre te pameshirshme, me qellimin e vetem qe te ndryshohej struktura etnike e Kosoves, permes debimit dhe vrasjeve masive.

Nese Milloshevici do ta kishte realizuar planin e tij per pastrim etnik, Ballkani sot do te ishte nje vend plotesisht i ndryshem. Do kishim nje regjim pasues ne Beograd, qe do t'ia dedikonte aktivitetin ruajtjes se fitores, duke destabilizuar rajonin me endrren e papermbushur te Serbise se Madhe. Qindra mijera shqiptare te Kosoves do te ishin ende ne kampet e refugjateve ne Shqiperi e Maqedoni. Debimi i kosovareve do t'i jepte Al Kaides nje justifikim shtese ne krimet e bera nga "kryqezatore" kunder myslimaneve. E padyshim qe kjo akuze do te kishte gjetur edhe mbeshtetjen e atyre qe sot kritikojne aksionet e NATO-s. Ishte NATO-ja qe e parandaloi nje skenar te tille.

Le te mos harrojme se Milloshevici e nisi luften bazuar ne emer te "supermacise ortodokse te krishtere", kurse Ariel Sharon, i cili ishte i fiksuar nga "kercenim islamik" i nje Shqiperie te Madhe, ishte nder perkrahesit e tij me te zeshem. Kosova ndryshon radikalisht nga rasti i luftes ne Irak sa i perket pasojave ne sistemin nderkombetar. Ne rastin e Kosoves ishte Rusia qe veproi njeanshem, duke mos pranuar balancen e opinionit nderkombetar. Cdo vend anetar i NATO-s, cdo vend anetar i BE-se dhe fqinjet e Serbise i mbeshteten sulmet ushtarake. Operacionet ishin ndermarre ne baza shumepaleshe ne strukturat e NATO-s, derisa gjendja e pas konfliktit iu dorezua per administrim OKB-se. Qeverite qe moren pjese ne nderhyrje e dinin se ky ishte nje largim radikal, por nuk e bene nje hap te tille per te nencmuar multilateralizmin apo per te forcuar dominimin e SHBA-se. Ata deshironin nje qe bashkesia nderkombetare ta pranonte faktin se angazhimi i OKB-se per lirite individuale, duhet te ishte me i rendesishem se te drejtat per sovranitet te shteteve dhe pushtetareve te tyre. Vendet qe nderhyne, synonin te forconin te drejten nderkombetare, jo ta nenvleresonin ate.

Ka aspekte te nderhyrjes se NATO-s qe mund te kritikohen. Ketu hyjne perdorimi i disa tipeve bombash apo zgjedhja e pakujdesshme e disa caqeve, cka rezultuan me humbje te panevojshme ne jete njerezish. Deshtimi i NATO-s per te parandaluar sulmet hakmarrese mbi civilet serbe dhe rome, e cnderon qellimin humanitar te nderhyrjes se NATO-s. Por keto jane cikerrima krahasuar me faje serioze, sic eshte pastrimi etnik i sponsorizuar nga shteti.

Nje dekade me pas shume nga problemet mbeten. Pajtimi mes bashkesive etnike nuk eshte arritur, enklavat serbe jane te pavullnetshme per te bashkepunuar me qeverine ne Prishtine derisa Serbia vazhdon te mos pranoje te perballet me humbjen e sovranitetit ndaj Kosoves. Por, njeheresh, pavaresia nuk coi ne dhunen etnike dhe ekstremizmin e trumbetuar. Vendet e rajonit ne menyre te qendrueshme po shkojne drejt nje lloj uniteti te ri si vende te BE-se. Ketu perfshihet dhe Serbia, qeveria demokratike e se ciles dorezoi ne Hage Radovan Karaxhiqin dhe eshte angazhuar te arrije standardet nderkombetare. Ultranacionalistet jane margjinalizuar dhe rajoni ka mundesi per nje te ardhme pa dhune.

Lufta ne Kosove ishte momenti qe ngriti pyetjen nese renia e Murit te Berlinit do te shenonte kthimin e barbarizmit etnik dhe politikes se fuqive sipas stilit te para Luftes se Ftohte, apo do te ishte nje faze me e mire e historise se Evropes. Kjo trashegimi nuk eshte nderuar ashtu sic do duhej. Pavaresisht te gjithave, Kosova duhet kujtuar si shembull ku vendet perendimore perdoren fuqine e tyre, ndonese jo ne menyre te perkryer, per te bere dicka te mire e te nevojshme.

* Marre nga numri i djeshem i "The Guardian"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›