Kontrollet, bllokohen 184 pika te tregtimit te gazit
Inspektorati Qendror Teknik qe prej fillimit te vitit po vazhdon kontrollet ne te gjithe territorin e vendit ne njesite e mbushjes se gazit, me qellim evidentimin e zbatimit te rregullave teknike nga ana e tyre dhe pajisjen me autorizimin perkates. "Gjate tre muajve te vitit 2009 kemi leshuar 16 akte bllokimi ne Tirane dhe rreth 168 te tjera ne qytetet e tjera te vendit, ne pikat e paligjshme dhe te rrezikshme te tregtimit te gazit te lengshem dhe autogazeve", tha dje kryetari i Inspektoratit Qendror Teknik, Ilir Kurti. Sipas tij, ne rast se keto pika nuk mbyllen, ne do t'i drejtohemi prokurorise per ndjekje penale. Kryetari i IQT-se theksoi gjithashtu se "aktet e bllokimit i disponojne tashme prefektet e qarqeve, te cilet ne bashkepunim me IQT, Inspektoratin e Ndertimit, Agjencine e Mjedisit dhe Policine e Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Shpetimit po drejtojne grupet e kontrollit per mbylljen e tyre". Gjate vitit 2008, IQT ka cuar 7 subjekte te mbushjes se gazit qe ndodhen ne Tirane per ndjekje penale, si dhe ka bllokuar 16 autogaze. Ndersa, gjate kontrolleve te ushtruara gjate 2008 rezultoi se, rreth 47 njesi te mbushjes se gazit ne te gjithe vendin nuk ishin te pajisura me autorizimin perkates nga bashkia. Tregtia e gazit per ngrohje ne vendin tone eshte gjithnje problematike si per sigurine e ulet ne te cilen shitet produkti si dhe per shkak te abuzimit me nivelin e cmimit. Per shkak te kesaj situate nuk kane qene te pakta rastet e incidenteve me pasoje vdekjen, plagosjen e rende te personave dhe djegien e banesave.