Trafiku i klandestineve, prokuroria 5 vjet burg per priftin e Karavastase
Tirane- Dhjete te pandehurit, mes tyre edhe prifti i Karavastase te akuzuar per trafik te klandestineve, rrezikojne 46 vjet dhe 6 muaj burg, si dhe 50 milione leke gjobe. Prokurori i ceshtjes Gentian Osmani i kerkoi dje Gjykates se Tiranes shpalljen e tyre fajtore. Akuza kerkoi denimin me nga 5 vjet burg dhe 6 milione leke gjobe, per Irfan Dalipaj, priftin e Karavastase Mihal Shuli dhe te pandehurit Artur Likollari, Altin Qatipi dhe Manol Xhamia. Per pese te pandehurit e fundit, prokurori kerkoi nga gjykata pezullimin e tyre me kusht per 3 vjet burgim. Per te pandehurin Rajmond Duro, prokurori kerkoi shpalljen fajtor dhe denimin e tij me 3 vjet dhe 500 mije leke gjobe. Per Ilia Cipin, akuza kerkoi 6 vjet dhe 5 muaj si dhe 6.5 milione leke gjobe. I fundit i grupit ishte Gani Vllazeria, i cili u shpall fajtor dhe u kerkua 8 vjet dhe 7 milione leke gjobe. Sipas prokurorise te pandehurit akuzohen se, ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane ndihmuar persona te ndryshem per ta kaluar kufirin ne menyre te paligjshme. Prokurori i shpjegoi gjykates, se te pandehurit i kalonin klandestinet e tyre ne dy drejtime, nepermjet pikes kufitare te Kakavijes dhe asaj te Kapshtices. Organizatoret e rrjeti kriminal sipas akuzes, ishin Edmond Tallkuci, prifti i fshatit te Karavastase, Mihal Shuli dhe Artur Likollari, te cilet kishin mundur te korruptonin disa here me radhe te pandehurin Rajmond Duro, i cili ushtronte detyren si kontrollor, ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices.