E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i droges, kerkohen 29 vjet burgim

Prokuroria e Krimeve te Renda, ka kerkuar dje shpalljen fajtore dhe denimin me 29 vjet burg per tre te pandehur, te akuzuar per trafik te lendeve narkotike. Prokurori i ceshtjes ka kerkuar dje denimin me nga 10 vjet burg, per dy te pandehurit Ismail Kllokoqi dhe Paulo Gjokes, ndersa per Artan Kamberin, kerkoi denimin e tij me 9 vjet burgim. Nga hetimet e kryera nga prokuroria, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur me date 14 qershor 2006, rreth ores 14:00, kur i pandehuri Ismail Kllokoqi (shtetas kosovar) ka kallezuar se duke levizur me mjetin e tij tip "Opel" me targa 335 KS 851, ne vendin e quajtur "Kthesa e Geziqit", ne aksin rrugor Rreshen-Kukes, i ka prere rrugen nje automjet tip "Peugeot" me targe TR 58 96 K. Nga ky automjet ka dale Artan Kamberi, i cili i ka qelluar ne koke me nje mjet si pistolete duke i marre rreth 100 euro si dhe 3000 leke te vjetra. Me pas, drejtimin e mjetit tip "Opel" e ka marre vete Kamberi, ku ne automjet ka qene dhe Kllokoqi. Pasi jane kthyer ne rruge jane nisur ne drejtim te Rreshenit. Pas disa km e kane lene Ismail Kllokoqin ne rruge se bashku me mjetin e tij, i ka marre gomen rezerve te "Opel"-it dhe Artan Kamberi me Paolo Gjoken, kane vazhduar rrugen ne drejtim te Rubikut me mjetin "Peugeot". Pas arrestimit te Kamberit dhe Gjokes, ka rezultuar se ne gome fshiheshin 8 pako, 500 grame secila me peshe te pergjithshme 3.936 kg, te dyshuara si lende narkotike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›