Këngët e shekullit. Emocion dhe nostalgji

29/03/2005 Edicioni i katërt i spektaklit të suksesshëm "100 këngët e shekullit", ashtu si edhe në tri edicionet e mëparshëm, provokoi sërish emocione e nostalgji. Dhjetë këngë të tjera nga fondi i artë i muzikës shqiptare erdhën para publikut, me orkestrime dhe interpretime krejt të veçanta, të freskëta dhe më rinore se kurrë
Edicioni i parë i "100 këngët e shekullit", tregoi qartë jo vetëm seriozitetin dhe përkushtimin e organizatorëve Pandi Laço (skenarist), Ardian Hilës (drejtor artistik) dhe Bledar Laços (regjisor), për t'i bërë një homazh muzikës, kompozitorëve dhe këngës shqiptare, por, njëkohësisht, edhe ambiciet e tyre për të bërë diçka ndryshe. Dje, pas katër edicionesh, në një transmetim të drejtpërdrejtë, u pa qartë se ky qëllim i organizatorëve është përmbushur tërësisht. Një performancë, e cila mbylli përfundimisht një periudhë gati dhjetëvjeçare të spektakleve televizivë, duke shënuar kështu fillimin e një epoke të re në këtë zhanër. Një spektakël, i cili pa ekzagjeruar aspak, solli një erë evropiane në ekranin e televizionit Klan, me skenografi nga Genc Shkodrani, tepër moderne, të ngrohtë, impresionuese dhe shpërthyese. Kurimi i bërë nga drejtori i fotografisë Franco Ferrari është magjepsës dhe skrupuloziteti i regjisorit Bledar Laço, të krijon mundësinë që të shijosh një spektakël të parametrave perëndimorë, ku nuk mungon asnjë element, asnjë detaj. Përpos kësaj duhet pranur pa asnjë mëdyshje se, edhe në aspektin e cilësisë së orkestrimit të këngëve të përzgjedhura, vihet re finesë dhe besnikëri ndaj krijimeve origjinale dhe një ekzekutim i përsosur, ku ndjehet dora e mjeshtrit të shumë festivaleve, Robert Radoja. Këngë, të cilat kanë ardhur para publikut me freski dhe ngjyrime tepër të ngrohta, duke na kujtuar se, pavarësisht nga dora e hekurt e diktaturës, muzika e lehtë shqiptare ka patur vlera dhe, këto risjellje do të mundësojnë shkundjen e tyre nga pluhuri i harresës, po na rinjohin me këngën kosovare, por do të shërbejnë pa frikë, si një pikë referimi për krijuesit e rinj, që shpeshherë "joshen" nga komercialiteti meskin. Eshtë treguar kujdes i veçantë nga organizatorët, për të nderuar jo vetëm këngën, por edhe krijuesit e interpretuesit e saj, të cilët janë bërë pjesë organike e spektaklit, duke dhuruar emocione të mëdha e surpriza tepër të këndshme, si me prezencën e tyre, por edhe me kolazhet muzikore tepër të spikatura. E po të flasim edhe për dhjetë këngëtarët pjesëmarrës, (nga emrat më të njohur të skenës shqiptare), të cilët po japin maksimumin e tyre që këto këngë të mos harrohen kurrë, me interpretime të spikatura, ku mbi të gjitha dallon qartë dashurinë dhe respektin për këngën shqiptare. Eshtë tepër e vështirë të përcaktosh se cilat do të jenë 10 këngët e shekullit, pasi që të gjitha, në fakt, janë këngët e shekullit.
1985
ROVENA DILO
"Në moshën e rinisë"
Muzika: Vladimir Kotani
Teksti: Arben Duka
Orkestroi: Adrian Hila
1983
SAIMIR BRAHO
"Mirësevjen pranverë"
Muzika: Tish Daija
Teksti: Bardhyl Londo
Orkestroi: Endri Sina
1981
ALEKSANDER GJOKA
"Pranverë në Prishtinë"
Muzika: Musa Pipergu
Teksti: Milaim Berisha
Orkestroi: Edmond Zhulali
1962
ERANDA LIBOHOVA
"Fëmija e parë"
Muzika: Abdulla Grimçi
Teksti: Dionis Bubani
Orkestroi: Gent Lako
1996
JONIDA MALIQI
"Jeta s'është lodër"
Muzika: Luan Zhegu
Teksti: Zhuliana Jorganxhi
Orkestroi: Adrian Hila
1966
IRMA LIBOHOVA
"Kur bjen fyelli e çiftelia"
Muzika: Pjeter Gaci
Teksti: Aleksandër Banushi
Orkestroi: Genti Lako
1965
SIDRIT BEJLERI
"Të dua o det"
Muzika: Tonin Harapi
Teksti: Mark Gurakuqi
Orkestroi: Endri Sina
1962
VIKENA KAMENICA
"Erë pranverore"
Muzika: Tish Daija
Teksti: Llazar Siliqi
Orkestroi: Shpëtim Saraçi
1981
ALMA BEKTASHI
"Vendi im"
Muzika: Ruzhdi Krasniqi
Teksti: Muharrem Qena
Orkestroi: Adrian Hila
1965
KUJTIM PRODANI
"Ne jemi tre"
Muzika: Agim Kraja
Teksti: Haxhi Rama
Orkestroi: Saimir Çili
Kori Figural i Berlinit, për herë të parë në Shqipëri
"Pasionet e Shën Johanit", një nga pjesët më të bukura muzikore të J.S.Bach, do të ekzekutohet për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, më 1 prill, nga Kori Figural i Berlinit. Ky ansambël muzikor u krijua në vitin 1980, nga mjeshtri Gerhard Oppelt, duke u përqëndruar në muzikën fetare të shekullit të 17-të dhe të 18-të. Gjatë 25 viteve të ekzistencës së tij, kori ka shfaqur të gjitha oratoriot e J.S.Bach dhe shumë nga kantatat e tij, oratore të ndryshme nga G.Hendel dhe disa vepra të rralla të ekzekutuara për herë të parë, si “Occasional Oratory”, “Marienvesper” të Monteverd-it. Këto sipërmarrje janë tregues të angazhimeve intensive të Korit Figural të Berlinit, në një praktikë performancash historike, të përshtatshme për këtë muzikë. Bashkëpunimi për një kohë të gjatë me Ansamblin e solistëve Barok të Berlinit, i cili është i specializuar për muzikën e hershme dhe Institutin Muzikologjik, përbën një themel solid, në të cilin Kori Figural i Berlinit, nën drejtimin e dirigjentit Gerhard Oppelt, ka bërë të mundur kultivimin, sipas një mënyre unike të interpretimit të veprave të shekullit të 17-të dhe të 18-të, duke kthyer kështu, madje, pjesë të mirënjohura të muzikës në eksperienca jo të zakonshme dëgjimi. Kori Figural i Berlinit ka zhvilluar turne tepër të suksesshme në Itali, Spanjë, Hungari, Poloni, Çeki, Rumani dhe Rusi. Ndërsa nga solistët barok të Berlinit, në skenën e TKOB-së do të ngjiten, Susanne Kirchesch (soprano), Maximilian Schmitt (tenor), Meindert Zëart (bass), Meik Schwaim (alto), Bartolo Musil (bass).