Tentojnë ta vrasin në prag të shtëpisë
Persona ende të panjohur për autoritet e rendit e kanë qëlluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një 62 vjeçar nga Peja, në derë të shtëpisë së tij.
Viktima, S.K, i cili tani ndodhet në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ka thënë se jetën ia ka shpëtuar një pistoletë të cilën e kishte në shtëpi.
Ai dhe familjarët e tij ishin brenda në shtëpi dhe pasi ka dëgjuar të lehurat e qenit ka dalë para derës të shohë se kush është dhe në atë moment është qëlluar disa herë me armë zjarri nga persona që nuk i njihte.
Pasi viktima ka poseduar pistoletë edhe ka shtënë në drejtim të dyshuarve të cilit janë larguar në drejtim të panjohur. Nga të shtënat viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe është në trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Policia ka konfiskuar armën të cilën e posedonte viktima. Rastin në fjalë është proceduar tek hetuesit rajonal për krime serioze.