Shefi i EULEX-it de Marnhac takoi Westerwellen

Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, PSBE-së Fernando Gentilini dhe ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian, Khaldoun Sinno, u takuan me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Guido Westerwelle për të diskutuar për aktivitetet e BE-së në Kosovë.
“I jam mirënjohës Ministrit Westerwelle për përkrahjen e tij personale për EULEX-in dhe për punën e këtij misioni për forcimin e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën. Ne e diskutuam punën e EULEX-it pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës. Unë e informova ministrin për punën tonë të përditshme me institucionet e Kosovës për një sistem të drejtësisë në Kosovë që ndanë drejtësi për të gjithë qytetarët në Kosovë”, tha Shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac.
Ndërsa, Ministri Guido Westerwelle shprehu mirënjohjen dhe përkrahjen e tij për EULEX-in.