Tentojnë të hyjnë në Angli, 9 shqiptarë 14 orë të fshehur në kamion
LONDER- Nëntë shqiptarë janë ndaluar nga policia britanike teksa po tentonin të futeshin klandestin në Britani.
Shqiptarët kishin tentuar të hynin në Angli duhe u fshehur mes një ndarjeje të ngushtë të një mauneje që po transportonte mobilje të firmës Ikea, nga Rumania drejt qytetit britanik Gateshead, në veri lindje të Anglisë.
Klandestinët, të cilët sipas medias britanike janë shqiptarë, kishin qëndruar në këtë ndarje të ngushtë të kamionit për gati 14 orë, deri në momentin kur janë pikasur nga policia kufitare kundër emigracionit.
Maunia është ndaluar në portin North East dhe i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm me pajisjet e fundit teknologjike, të cilat kanë cuar dhe në zbulimin e vendndodhjes së klandestinëve.
Maunia ishte regjistruar si rumune, dhe do të dërgonte pjesë mobiliesh në një dyqan të Ikeas, të vendosur në qytetin Gateshead, në veri lindje të Anglisë. Pasi janë marrë në pyetje, klandestinët janë kthyer në Holandë, nga ku besohet se kanë ardhur. Maunia, ishte nisur, javën e kaluar, nga Bukureshti i Rumanisë, për të kaluar më pas në Amsterdam nga ku besohet se kanë hipur dhe shqiptarët.
Lajmi është bërë publik në faqen online britanike Daily Mail, si një rast i luftës kundër trafikut të klandestinëve. ( Fotoja eshte marre nga daily mail,dhe tregon se ku kane qendruar klandestinet shqiptare)
(s.g/balkanWeb)