E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentojnë të rrëmbejnë 22-vjeçaren, pranga autorit

Autori i Lajmit: red.
Tentojnë të rrëmbejnë një 22-vjeçare, arrestohet njëri prej të dyshuarve, ndërkohë që Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e të ndaluarit. Burimet nga policia bëjnë të ditur se dy të dyshuarit kanë tentuar të rrëmbejë një 22-vjeçare, në afërsi të Pallatit të Kulturës në kryeqytet. Kështu mësohet se është ndaluar në vendngjarje 25-vjeçari Elvis Gjuzi, banues në Kashar, një nga autorët e kësaj tentative rrëmbimi. Ndërsa nga hetimet e deritanishme rezulton se 25-vjeçari Elvis Gjuzi, në gjendje të dehur, në bashkëpunim edhe me bashkëmoshatarin e tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ka tentuar të fusë me forcë në makinë një 22-vjeçare. Ndërkohë gjatë shoqërimit për në komisariat, Gjuzi ka kundërshtuar punonjësit e policisë, e cila ka vendosur ndaj tij masën e arrestit në flagrancë për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë së personit” në bashkëpunim, si dhe për “kundërshtim të punonjësve të policisë".
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›