E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti mbyt foshnjën 7-muajshe

Autori i Lajmit: red.
Një emigrant shqiptar ka vrarë foshnjën e tij 7-muajshe, pas një zënke me bashkëshorten. Policia greke njoftoi se ka ndaluar emigrantin shqiptar për vrasjen e foshnjës së tij. Pas rikonstruksionit të ngjarjes, në një komunikatë të policisë thuhet se 33-vjeçari Festim Mullari akuzohet se ka mbytuar me duart e tij foshnjën, pas një zënke me të shoqen. Çifti që banonte në rrugën “Elefterios Venizellos” 34, në kryeqytetin grek, grindej vazhdimisht që prej ardhjes në jetë të bebes së tyre. Sipas të njëjtave burime, mësohet se babai që akuzohet për vrasje, pranoi fajin në polici. I dehur dhe pasi largoi gruan nga shtëpia, Festim Mullari iu drejtua krevatit të djalit 7-muajsh dhe e mbyti me duart e tij. Mbasi i tregoi së shoqes dhe kushërinjve ngjarjen, ka qenë pikërisht vëllai i tij që lajmëroi policinë. Mullari tregoi se nuk mund të duronte më të shikonte fëmijën e tij në krevat, pasi vogëlushi kishte lindur sakat. "Prej 7 muajsh jeta jonë ishte kthyer në një makth të vërtetë. Mjekët përveçse na merrnin para, nuk mund të bënin asgjë tjetër. U lodha, nuk kishim më lotë, nuk mundeshim më, më vjen turp për atë që bëra, më falni", - deklaroi përpara hetuesve Mullari.

Ky lajm është publikuar: 28/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›