Berisha: “Zgjedhjet nuk prishen sepse do humbasë Rama”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kryeministri Berisha i dejton një apel për zgjedhjet kundërshtarit politik Edi Rama që nga Pogradeci. Në kuadër të turit “Shqipëria po ndryshon”, Kryeministri Berisha mori pjesë dje në përurimin e rrugës Vreshtas- Podgorie, që lidh dy fshatrat e komunës Gorishtas në rrethin e Pogradecit dhe më pas zhvilloi një takim me banorët e kësaj zone. Duke akuzuar opozitën se nuk di cfarë kërkon me kërkesat e saj të paarsyeshme, Berisha u shpreh se nuk zgjedhjet nuk do të deklarohen të prishura, vetëm se humbi Rama. ”Çfarë kërkon opozita? Opozita vërtet mund të mos rrisë pagat dhe pensionet, por a ka opozitë në botë që ti kërkojë qeverisë që të mos rrisë pagat edhe pensionet? Çdo opozitë i kërkon qeverisë që ti dyfishojë ato, dhe jo të mos i rrisë. Opozita shqiptare proteston dhe bën thirrje të mos rrisim pagat dhe pensionet. Opozita shqiptare kërkon dhe bërtet të mos aplikojmë në BE. Opozita shqiptare u kërkonte kancelarive evropiane që të mos votonin për Shqipërinë në NATO, se do të prisheshin zgjedhjet”. Në këtë kuadër ai i ka bërë me dije kryesocialistit Rama se “Ne do votojmë si kurrë ndonjëherë të lirë, me karta identiteti, me regjistër elektronik, si qytetarët më të lirë. Zgjedhjet nuk prishen sepse do humbasësh Ti zotëri, ato nuk prishen se thyhen këmbët e karriges tënde. Shqipëria dot bëjë zgjedhjet më të mira dhe ne do të vazhdojmë mandatin e dytë drejt anëtarësimit në BE me meritë të plotë, për një proces në të cilin kemi ecur të sigurt”, nënvizoi Kryeministri. Berisha garantoi banorët se Shqipëria dot bëjë zgjedhjet më të mira dhe se e djathta do të vazhdojë mandatin e dytë drejt anëtarësimit në BE. “Ju ftoj të vazhdojmë së bashku në mandatin e dytë se në këtë mandat ne ia dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, në këtë mandat së bashku firmosëm Marrëveshjen e Stabilizim-Asoçimit dhe dorëzuam kërkesën për anëtarësim të plotë në BE. Në këtë mandat ne arritëm në prag të liberalizmit të plotë të vizave. Në vitin e parë të mandatit të dytë, do të lëvizim të lirë në mbarë Evropën”, tha Berisha. Kryeministri kërkoi votat e banorëve të kësaj zone pasi, siç u shpreh ai, në mandatin e parë kemi bërë të mundur ndërtimin apo rindërtimin e mbi 5900 km rrugë, shtrirjen e internetit në çdo shkollë, dyfishimin e pagave të mësuesve, pensioneve në fshat, rritjen e atyre në qytet në masën 50 deri në 70 %. “Ne nuk kërkojmë asnjë lëshim, përveçse vlerësimit për atë që bëjmë. Unë ju garantoj se do të jemi shumë më shpejt se sa mendojmë anëtare të BE-së me kursin e reformave që kemi nisur. Ne do ti fitojmë këto zgjedhje. Ne do të rikthejmë fitoren e madhe të 92-it, Do ta rikthejmë Shqipërinë në blu, ashtu siç është.”
Prodhimet bujqësore
Kryeministri: “Fermerët të ndjekin çmimet e bursës, jo çmimet në dogana”
Kryeministri Sali Berisha ka garantuar se qeveria që drejton ka mbrojtur dhe do të mbrojë prodhimet në treg të fermerëve shqiptarë, por ai u ka kërkuar atyre të ndjekin çmimet e bursës në mënyrë që të orientohen për çmimet e prodhimeve. “U kërkoj njerëzisht fermerëve të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë të ndjekin çmimet e bursës”, tha Kryeministri Berisha në komunën Vreshtas në rrethin e Pogradecit. “Ne, nuk përcaktojmë çmime, ne absolutisht do të bëjmë çdo përpjekje që ju t i shisni prodhimet tuaja me çmimet më të leverdishme të mundshme sepse ne qëndrojmë prapa kësaj. Por, mos gaboni të ndiqni çmimet në dogana”, vijoi Kreu i Qeverisë. “Çmimi i doganës vihet për t u mbrojtur ju, në mënyrë që ju të mbushni tregun”. Ne qëndrojmë pas interesave tuaja dhe kjo e faktuar”, shpjegoi Berisha. Duke folur për vëmendjen e qeverisë ndaj fermerëve, ai u ndal dhe tek akciza e naftës. “Është e vërtetë se ne hoqëm dorë nga akciza e naftës sepse ajo avullonte, por është e vërtetë se për fermerët ne kemi katërfishuar shumën e akcizës së naftës, në projekte”, tha Kryeministri, duke informuar se këtë vit qeveria ka vendosur të pranojë dhe të mos kthejë asnjë projekt tuajin që ju e meritoni. Kryeministri garantoi se do të financohen edhe dhjetëra dhe qindra projekte te tjera të agropërpunimit, të ftohjes dhe impianteve të tjera të domosdoshme për ju. Kreu i Qeverisë premtoi ndër të tjera se në mandatin e dytë pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit.
Ky lajm është publikuar: 18/05/2009