E Diel, 1 Nëntor 2026

Te gjithe yjet shkelqejne ne nje nate

Kane shkelqyer te gjithe ne nje nate ne qiellin shqiptar, ndersa publiku, pervecse eshte krenuar me suksesin e tyre ka shijuar nje spektakel madheshtor ne nje mbremje gala, organizuar nga producentja Vera Grabocka dhe transmetuar ekskluzivisht ne valet e Tlevizionit Kombetar Klan.

“Dua me shume Shqiperine” ka nisur si nje event dinjitoz dhe eshte mbyllur si i tille. Per me teper se dy ore publiku i pranishem ne salle, por edhe teleshikuesit kane pasur mundesine te njohin nga afer, jo vetem famen por edhe pjesen njerezore te figurave te njohura te Shqiperise ne bote. Mund te cilesohen ambasadore, mund te cilesohen misionare, mund te cilesohen pa frike ajo pjese e krenarise sone kombetare, qe na ben ta themi me bindje, se ne jemi shqiptare. Po jemi shqiptare, ashtu si Xhim Belushi, si Lorik Cana, si Ergin Kuke, si Erla Kollaku, si Bujar Luca, si Ervis Gega, si Josif Gjipali, si Ervis Gega –Dodi, si Eno Peci, si….

Ne jemi shqiptare si ata dhe si shume te tjere, qe me profesionalizem dhe pune kane ditur te tregojne vlera dhe te ngrene ne piedestalin me te larte dinjitetin e tyre dhe te vendlindjes.

Skena e Pallatit te Kongreseve ka njohur mbreme nje shkelqim te dyfishte. Nje shkelqim, qe dine ta japin vetem figura te tilla, te cilet jane renditur sot ne majat e artit, te kultures, apo te sportit neper bote. Lorik Cana ka ardhur nga Franca, Ervis Gega nga Gjermania, Eno Koci nga Vjena dhe Xhim Belushi nga Hollivudi. Me larg se kaq ku mund te shkohet? Personazhe te njohur e te panjohur per publikun shqiptar, por figura te verteta dhe artiste te talentuar kane sjelle nje performance qe do te mbahet mend gjate.

Mbremja ka ardhur nen drejtimin e Alketa Vejsiut dhe te madhit Timo Flloko, qe kete radhe ka aktruar duke sjelle edhe gjithe vertetesine e tij. Nje mbremje vlerash, nje mbremje suksesesh, por edhe nje mbremje arti.

E natyrisht gjithcka ka arritur kulmin, kur ne skene eshte ngjitur aktori me fame boterore Xhim Belushi, i cili gjithe ekskluzivitetin e udhetimit te tij per ne vendin tone, ia dedikonte “Dua me shume Shqiperine”. Ndersa ajo, qe te gjithe ne mund te japim ne kembim eshte nje falenderim i madh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›