E Shtunë, 31 Tetor 2026

"BlackBerry", mbërrin telefoni inteligjent

"Vodafone Albania" dhe "Research in Motion" kanë bërë të mundur hedhjen në treg, prej dy ditësh, të shërbimit "BlackBerry" në Shqipëri. Ai ofron shërbime që japin mundësinë e aksesit të e-mail-it, kalendarit, web-it, multimedias dhe aplikimeve të tjera të mjedisit të punës dhe të jetës së përditshme nëpërmjet teknologjisë wireless. "Vodafone" vazhdon të udhëheqë zhvillimin e risive në tregun shqiptar, duke u ofruar klientëve përfitimet e komunikimeve të avancuara, produktivitetin dhe lehtësinë e realizuar prej telefonave inteligjentë "BlackBerry". Telefoni i ri është i përbërë nga tre modele: "BlackBerry Curve 8310", "BlackBerry Pearl 8110" dhe "BlackBerry Bold". Të tre këta telefona përfshijnë shërbimin GPS dhe të gjitha shërbimet e tjera të vlerësuar prej përdoruesve të "BlackBerry". "BlackBerry Curve 8310" është një telefon inteligjent, i fuqishëm dhe intuitiv, me një tastierë të plotë QWERTY. Ai ka kapacitete të larta të multimedia-s, si dhe përmban shërbimin e integruar GPS, që mundëson aplikime me bazë lokale, të tilla si ofrimi i hartave dhe navigimi, që e bën telefonin të jashtëzakonshëm si për biznes, ashtu dhe për përdorim personal. "BlackBerry Pearl 8110" është një zgjedhje e shkëlqyer për përdoruesit që dëshirojnë fuqinë e plotë të platformës "BlackBerry" në një aparat të vogël dhe modern. Kurse "BlackBerry Bold" është prodhuar prej materialesh superiore dhe ka kapakun e jashtëm të punuar me nikel satin, ndërsa pjesën e pasme prej lëkure. Ai punon me rrjetet me tre banda të shpejtësisë së lartë HSDPA në të gjithë botën dhe gjithashtu vjen me GSP dhe Wi-Fi të integruar. "Vodafone" u ofron mbi 1310723 klientëve të saj në Shqipëri një gamë të gjerë shërbimesh komunikimi të një cilësie të lartë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›