Tenton të grabisë bankën, i merr jetën arkëtares dhe plagos rojen

Rikthehen grabitjet e bankave në kryeqytet ku është tentuar të grabitet me armë filiali i një bankë në sheshin "Shtraus", tek zona e njohur me emrin `Xhamlliku`, ne Tirane. Nga të dhënat paraprake mësohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë grenda në filialin e "NGB", ku fillimisht ka qëlluar mbi rojen e sigurisë, më pas është drejtuar drejt arkës .Aty ka hasur kundërshtimin nga arkëtarja, Leonora Kaloçi 45 vjeç, për të dorëzuar shumën e parave të kërkuara dhe ka qëlluar edhe mbi të. Arkëtarja është shoqëruar menjëherë për në Spitalin Ushtarak, por fatkeqsisht nuk ka arritur që ti mbijetonte plumbit të marrë dhe ka humbur jetën. Ndërsa roja e filialit të bankës, Skënder Elmazi, 50 vjeç ndodhet në ambjentet e spitalit ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vendgjarje kanë qenë të pranishëm dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çuashaj dhe Tonin Vocaj. Ajo që dihet paraprakisht është fakti se personi ka qenë i maskuar dhe i armatosur,ndërkohë që ende nuk dihet sasia e parave të grabitura.