Grabitet filiali i një banke në kryeqytet, dy të plagosur

Rikthehen grabitjet e bankave në kryeqytet. Pak caste më parë është grabitur me armë zjarri filiali i një bankë në sheshin “Shtraus”, tek zona e njohur me emrin ‘Xhamlliku’, ne Tirane. Nga informacionet e para bëhet me dije se grabitësit kanë plagosur rojen e sigurisë dhe arkëtaren e bankës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.Ndërkohë të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se roja është plagosur lehtë ndërsa punonjësja e arkës ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura.