Rreziku i rrëshqitjes së tokës, në rritje sa herë bie shi
Autori i Lajmit: red.
Rreshjet e rrëmbyera të shiut të ditëve të fundit kanë evidentuar rrezikun e rrëshqitjes së tokës në disa fshatra të rrethit të Kukësit. Rreziku vitet e fundit është rritur edhe për faktin e dëmtimit të pyjeve nga zjarret, apo nga prerjet pa kriter të lëndës drusore. Fenomeni që nuk është i ri, vlerësohet sipas specialistëve të gjeologjisë në 15 fshatra. Të tilla janë Kolesjani, zona e Bushtricës, e Grykë Cajës, e Surrojit, e Zapodit, Ujmishtit, Vilës, etj. Një fond prej 151 milion lekësh është shpenzuar për nxitjen e largimit nga vendbanimi të shumë prej banorëve të fshatit Kolesjan, i rrezikuar nga rrëshqitjet e vazhdueshme të tokës. Një fond tjetër prej rreth 55 milionë lekësh u është akorduar 51 banorëve më të rrezikuar nga rrëshqitja e tokës së fshatrave Nimce e Lojme.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008