E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të përdhunojë të miturën, pranga 19-vjeçarit

Durrës

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet të ketë hyrë në shtëpinë e një të miture nga dritarja e shtëpisë duke tentuar ta përdhunojë atë. Burimet e policisë së Durrësit bëjnë të ditur arrestimin në flagrancë të të riut Argerart Lusha, banor i qytetit bregdetar, pasi dyshohet se ai është futur nga dritarja e banjës në shtëpinë e 17-vjeçares me iniciale Zh.B. dhe ka tentuar ta përdhunojë. I riu ka hyrë në shtëpinë e adoleshentes, banore e plazhit, por pa mundur të realizojë planin e tij. Mësohet se i riu i arrestuar është proceduar për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç e mbetur në fazën e tentativës”. Hetimet e mëtejshme po kryhen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›