Alarm i rremë për bombë dhjetë metra larg policisë
Një çantë fëmijësh ka alarmuar mbrëmë uniformat blu, pasi ishte harruar shumë pranë godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe ishte njoftuar për bombë. çanta ishte lënë vetëm dhjetë metra larg godinës së Drejtorisë së Tiranës dhe rreth orës 19:00, një kalimtar ka telefonuar sallën operative, duke treguar se ishte lënë në mes të trotuarit. Sapo kanë marrë telefonatën në sallën operative, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore që kanë rrethuar zonën, ndërkohë që ekspertët e antieksplozivit, kanë nisur punën për kontrollin e saj. Madje, në vendngjarje është sjellë edhe një qen antieksploziv, i cili ka vendosur mbi çantë, një sasi lëndë plasëse, me qëllim për të bërë shpërthimin e provës. Policia ka mbajtur për rreth një orë kalimtarët larg zonës, ku ishte vendosur çanta pranë zyrave të sigurimeve, në krah të drejtorisë së policisë. Më pas, duke ndaluar edhe qarkullimin e mjeteve, ekspertët kanë bërë shpërthimin e provës për çantën, por nuk ka pasur asnjë rrezik. Policia tha se ajo ishte një çantë bosh dhe është marrë nga ekspertët për ekzaminime të mëtejshme. Pas verifikimit të këtij alarmi, qarkullimi i mjeteve dhe njerëzve ka vazhduar normalisht.
#