E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të vetëhidhet, e shpëton policia

 

VLORE – Tenton të hidhet nga kati i katërt i pallatit, e shpëtojnë zjarrfikësit. Zenel Rexho, 40 vjeç, banor i lagjes “Çole”, në gjendje të dehur, ka mbyllur pjesëtarët e familjes së tij në një dhomë, duke qëndruar i vetëm në dhomën. Më pas, në kushte të rënduara psikike ai ka hipur në parmakun e dritares, duke bërtitur se do të hidhej nga pallati. Kjo ngjarje zhvillohej mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, duke tronditur jo vetëm familjarët e tij, por dhe banorët përreth. Për rreth 10 minuta ai ka qëndruar mbi parmak. Menjëherë është lajmëruar policia dhe forcat e zjarrfikëse, të cilat me shkallë kanë hyrë në shtëpinë e Rexhos. Një prej uniformave blu ka kapur 40-vjeçarin, duke e futur brenda dhomës. Ky moment ka qenë tepër delikat, pasi në këtë tentativë, Rexhos i ka shkarë njëra këmbë. Ai është shoqëruar në polici, derisa i ka dalë pija. Sipas familjarëve, babai i dy fëmijëve nuk kishte arsye të vetëvritej.                 q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›