E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendorët në protestë: Po na cënohet autonomia

Kryetarët e bashkive dhe komunave që drejtohen nga socialistët kanë nisur protestat ditën e diel duke dalë para Kryeministrisë për cënimimin e autonomise lokale, që sipas tyre po bën qeveria.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama gjatë fjalës së tij hodhi akuza ndaj qeverisjes Berisha se po godet sistematikisht pushtetin vendor, duke u futur në një konflikt kompetencash dhe shkelje të Kushtetutës si dhe në rast së nuk plotësohen 5 kërkesat protestat do të përshkallëzohen . "Qeveria e Berishës ka shkelur 7 herë Kushtetutën dhe Kartën Evropiane të Ekonomisë Vendore duke nxjerrë ligje të papajtueshme me Kushtetutën, duke cënuar punë e bashkive dhe komunave", tha Rama. Sipas kryebashkiakut Rama , qeveria është e paaftë të vendosë sistemin e adresave, qeveria po mban peng sistemin e ujësjellës kanalizimeve dhe të trafikut rrugor.
Gjatë protestës kanë folur edhe kryetar të bashkive të qyteteve të tjera ku edhe ata kanë përsëritur përshkallëzimin e protestave. Sipas kreut të bashkisë së Pogradecit, kryeministri Berisha kërkon të ulë të ardhurat e bashkive socialiste. Ai tha se kreu i qeverisë duhet të kuptojë se krerët e bashkive dhe komunave janë të pavarur, në të kundër protesta do të përshkallëzohet. Kryebashkiaku i Pukës, tha se bashkia që ai drejton do ketë ulje të buxhetit me 20%. Ai i kërkoi kryeministrit Berisha të mos prekë buxhetin e pushtetit lokal dhe mos cënojë autonominë vendore. Kryetari i Bashkisë së Pukës tha se reduktimi i buxhetit të Bashkive do ndikojë drejtpërdrejt tek qytetarët.Edhe kryetari i Bashkisë Korçë, tha se qeveria ka vënë dorë mbi buxhetin e pushtetit lokal. Ndërkohë që kreu i bashkisë së Elbasanit tha se kretë e bashkive kërkojnë atë që mundëson ligji, që të zbatohet decentralizimi. Numri 1 i bashkisë së Beratit, tha se të ardhurat për këtë bashki janë reduktuar ndjeshëm. Ndërkohë gjatë kësaj protesta ka pasur edhe një incident mes protestuesve dhe policisë e cila ndodhej para Kryeministrisë. Arsyeja është kërkesa që kreu i Bashkisë së Tiranës i ka drejtuar drejtorit të Policisë, Tonin Vocajt për largimin e policëve nga kryeministria dhe vendosjen e foltores. Por kjo kërkesë nuk u pranua nga drejtuesi i policisë së kryeqytetit i cili ka pohuar se po zbaton ligjin. Më pas protestuesit kanë marrë foltoren dhe e kanë vendosur me forcë duke shtyrë gardhin me policë në afërsi të shkallëve të policisë. Për të mos krijuar panik policët nuk kanë ndërhyrë duke lejuar vazhdimin e protestës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›