E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada keshilla aplikanteve Italia: Kujdes nga sekseret

TIRANË - Ambasada italiane i ben thirrje publikut shqiptar, qe te tregohet i kujdesshem ndaj seksereve, qe qendrojne jashte mureve te kesaj selie dhe lehtesojne takimet me konsullaten, me pagese. "Ambasada italiane zhvillon nje veprimtari te vazhdueshem kunder personave qe jashte selise, terheqin publikun shqiptar dhe ne menyre joligjore pretendojne se mund te lehtesojne caktimin e takimeve prane Zyres Konsullore apo leshimin e dokumenteve kundrejt pagesave nga ana e publikut shqiptar". Sipas zyrtareve te institucionit, "Ambasada italiane fton publikun t'i drejtohet vetem punonjesve te Ambasades dhe Zyrave perkatese per cdo shpjegim apo verejtje". Por ambasada deklaron se ka nisur dhe puna per identifikimin dhe ndalimin e seksereve qe jashte mureve te saj, premtojne dicka qe se kane. "Me qellim ndalimin e fenomenit te seksereve, Ambasada italiane eshte ne kontakt te ngushte me autoritetet perkatese shqiptare", thuhet ne komunikimin e Ambasades italiane ne vendin tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›