E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton te vjedh me dhune shitesen, kapet ne arrati

Durres- Hyn ne dyqan qe te vjedh me dhune shitesen, por deshton dhe kapet ne arrati i dyshuari. Mengjesin e dites se djeshme, Policia e Durresit ka vene ne pranga Artur Cikun 23 vjec, banues ne lagjen nr. 15 "Spitalle", i denuar me pare per vjedhje. Burime zyrtare bene me dije se rreth ores 22:00 te se enjtes, i dyshuari ka tentuar te vjedh me dhune dyqanin prone e I. P., ne lagjen nr. 4, duke mos arritur te marre asgje, per shkak se eshte kundershtuar forcerisht nga bashkeshortja e pronarit te dyqanit. Duke ndjere rrezikun, 23-vjecari eshte larguar por sherbimet e patrulles e kapen brenda disa oresh. Sipas deshmise se gruas, agresori e ka kercenuar duke tentuar te marre mallra te ndryshem ushqimore. Po diten e djeshme jane ndaluar edhe dy te mitur F. Ll., 13 vjec dhe F. K., 14 vjec, te cilet pas marrjes ne pyetje jane lene per hetim ne gjendje te lire, pasi akuzohen per vjedhjen e nje motociklete tip "Piaggio" ne lagjen nr. 18 te Durresit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›