I bie vagoni me krom, ne rrezik jeta e minatorit
Bulqize- Aksidentohet ne galerite e nendheshme minatori, rrezikon jeten. Nje vagon kromi i ka rene persiper diten e djeshme, gjate procesit ne miniere 40-vjecarit Gezim Llani. Koleget i dhane ndihmen e menjehershme te demtuarit duke e derguar ne gjendje shoku ne spitalin e qytetit dhe me tej, eshte njoftuar Ministria e Shendetesise per transportin me helikopter. Brenda dy oresh minatori eshte percjelle me urgjence per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku ndodhet ne gjendje kritike per jeten sipas mjekeve. Demtimet me te medha 40-vjecari i ka marre ne pjesen e gjymtyreve dhe ka pesuar shembje e hemorragji. Pas informacionit per ngjarjen ne galeri ka shkuar nje grup hetimor qe keqyri vendin dhe mori deshmite e minatoreve te tjere. Paraprakisht dyshohet se plagosja e Gezim Llanit ka qene aksidentale, pasi vagoni i kromit ne shpejtesi i ka rene siper, ndersa po verifikohet momenti i plagosjes, nese ka qene faji i minatorit apo i kushteve te sigurise se firmes perkatese. Mjeket thane se po bejne terapi intensive per te mbajtur ne jete te demtuarin, pasi plaget jane te renda.