E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKB arreston oficerin e antidroges drejtonte nje rrjet te shperndarjes se narkotikeve

Shkon në 10 numri i personave të prangosur si pjesëtar të një rrjeti të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, i cili drejtohej nga një oficer i antidrogës në drejtorinë e përgjithshme të Policisë. 

Veç, 8 kg kokainë dhe te 52.3 kg heroine e të pastër, ekspertët janë duke ekzaminuar edhe një substancë me peshë rreth 100 kilogramë, për të sqaruar nëse edhe ajo është heroinë apo thjesht përzjerës i lëndës narkotike. 

Në plane jeni duke ndjekur ekspertizën që i kryhet lëndës narkotike në një prej ambienteve të policisë shkencore të Tiranës, si dhe sasinë e drogës që pas ekspertizës dërgohet për në kasafortën e provave materiale. 

Operacioni nisi në Tiranë në orët e mbrëmjes së të enjtes, kur Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, prangosi oficerin Anoril Cani. 

Pas arrestimit të Canit dhe sekuestrimit të një sasie të vogël lëndësh narkotike, SHKB, zbuloi bazën e grupit, që ndodhej në një banesë pranë stacionit të policisë në Vorë. 

Pasi u gjet sasia kryesore e drogës, Canit iu bashkuan në qelitë e izolimit të drejtorisë së policisë së Tiranës, edhe Gentian Gjoka, 38 vjec, Ilir Shehaj, i njohur me pseudonimin “Gjyshi” dhe Madrit Dule 38 vjec nga Vora.

Pas mesnate oficerët e SHKB-së dhe prokurorë të Task Forcë të Prokurorisë së Tiranës, nxorën urdhër ndalimi edhe për 6 të shoqëruar të tjerë si pjesëtarë të rrjetit, konkretisht për Gazmir e Besnik Pangji, Ermir Velaj, Ledio Lila, Leonard Gjoni e Kujtim Dulo.

Oficeri Cani, ka qenë prej të paktën 4 muajsh nën hetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Tasf Forcë e Prokurorisë së Tiranës. 

31-vjeçari i cili më herët se seksioni i antidrogës kishte punuar në sektorin e përgjimeve, dyshohet se organizonte zonat e shpërndarjes së lëndës narkotike në Tiranë, garantonte për të shmangur gjurmimin nga kolegët e antidrogës, si edhe godiste apo u bënte presion rrjeteve të tjera të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet për shkak të territorit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›