Krujë/ Kapen 80 kg kanabis, 2 në pranga

Policia e Krujës ka sekuestruar një sasi prej 80 kg drogë i llojit Kanabis Sativa. Sasia e drogës u kap gjatë orëve të natës së shkuar.
Policia e këtij qarku në sajë të informacioneve paraprake të marra në rrugë operative ka ndaluar një fugon në të cilën udhëtonin dy vëllezër. Automjeti është ndalur në aksun rrugor Krujë- Fushë Krujë, ndërsa po udhëtonte në drejtim të Durrësit. Sasi prej 80 kilogramësh drogë ishte e paketuar dhe e fshehur në makinë.
Forcat e policisë kanë vënë prangat mbi vëllezërit Edmod dhe Eshuel Xakës. Gjithashtu, gjatë kontrollit është zbuluar dhe sekuestruar edhe një armë tip automatik.