E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelena e Albpetrol, një vit përjashtim

Kupa e Shqipërisë njeh 16 finalistët e turit të tretë. Vendimtare ka qenë ndeshje e kthimit, pasi janë kualifikuar të gjitha skuadrat që këtë takim e kanë luajtur në shtëpinë e tyre.

Mes të kualifikuarave, ku sipas parashikimeve janë 12 skuadrat e Kategorisë Superiore dhe vetëm 4 ekipe të Kategorisë së Parë: Skënderbeu, Besëlidhja, Kastrioti dhe Burreli.

Por jo gjithçka ka shkuar mirë. Skuadra e Tepelenës dhe ajo e Albpetrolit nuk kanë marrë mundimin për të udhëtuar deri në kryeqytet për të zhvilluar ndeshjet e kthimit të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, përkatësisht kundër Partizanit (5-1 ndeshja e parë) dhe Dinamos (1-0 ndeshja e parë).

Të dy skuadrat e mësipërme e fitojnë takimin në tavolinë, por mosparaqitja për zhvillimin e ndeshjeve të kthimit duket se do t’u kushtojë shtrenjtë Tepelenës dhe Albpetrolit, ndaj të cilave priten të merren edhe masa ndëshkimore. Sikurse është mësuar nga burime pranë FSHF-së, ata rrezikojnë përjashtimin për një vit nga Kupa e Shqipërisë.

Për sa u përket ndeshjeve të luajtura, bie në sy golat e shumtë të shënuar dje, të cilët janë plot 46 gola në 16 ndeshje. Kjo për faktin se skuadrat vendase kanë fituar me goleada.

Ndërsa Tiranës, e cila ndeshjen e parë të luajtur në Pukë ndaj Tërbunit e kishte mbyllur me rezultatin 1-1, i ka mjaftuar vetëm një gol për të siguruar kualifikimin.      

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›