E Diel, 1 Nëntor 2026

The Economist: Kriza greke rikthen në atdhe emigrantët shqiptarë

Greqi-  Shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek po kthehen përfundimisht në Shqipëri. Kështu shkruan prestigjozia amerikane The Economist, e cila thekson se kriza greke ka qënë edhe shkaku kryesor se përse shqiptarët po braktisin Greqinë dhe po kthehen në vendin e tyre.

Të ikim sërish në shtëpi është edhe artikulli që gazeta i dedikon këtij fenomeni. Sipas gazetës amerikane, shqiptarët që humbën vendin e punës në Greqi për shkak të krizës po rikthehen në atdhe. Gjatë intervistës që kanë bërë gazetarët e The Economist me shqiptarë të Greqisë mesohet se shumë shqiptarë kanë humbur vendet e punës dhe shumë kanë humbur edhe lejeqendrimet, dhe këto janë arsyet se përse ata kthehen atdhe.

Në artikull përmendet edhe shqetësimi i prindërve shqiptarë që nuk u kanë mesuar fëmijëve të tyre gjuhën shqipe në emigracion. Sipas tyre ata kanë frikë sesi fëmijët do të integrohen në shkollat shqiptare, pasi nuk dinë pothuajse fare shqip.

Po ashtu edhe dërgesat që sjellin emigrantët për të afërmit në Shqipëri sa vijnë edhe shënojnë rënie.

Në vitin 2007, emigrantët dërgonin në shtëpi 950 milion euro, në vitin 2010, 690 milionë euro, shifër kjo që u tkurr në 3 mujorin e parë të vitit 2011 dhe arriti në kuotën 475 milionë euro- shkruhet në artikullin e gazetës.

Nga ana tjetër sipas gazetës, ky fenomen ka sjellë edhe rritjen e interesit të bizneseve greke për të investuar në Shqipëri.

Disa kompani greke kanë shpërngulur bizneset nga Greqia drejt Shqipërisë nën drejtimin e shqiptarëve të besuar që kanë punuar për ta në Greqi.
Por, pritet që efektet e krizës ekonomike si në Greqi dhe në Itali të prekin dhe shqiptarët, por nuk do të jenë shkatërruese. Jo nëse shqiptarët kthehen në atdhe, ata atje do e gjejnë një punë, një pagë dhe shtëpinë e tyre- përfundon shkrimin The Economist.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rekomandimet greke AK: Turp, nënshtrimi ndaj tyre Tiranë- Alenaca Kuq e Zi ka reaguar lidhur me deklarimin...
  2. Kriza greke “gjunjëzon” mediat Greqi- Kriza greke po prek edhe gazetarinë në Greqi. Mesohet...
  3. Kriza- Të rinjtë dhe emigrantët po “brakstisin” Greqinë Greqi- Numri i të rinjve grek që po braktisin vendin,...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›