Policia e Shtetit vendos Rrumbullakun në krye të Akademisë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Premçi, vendosi që Muhamet Rrumbullaku të jetë në krye të Akademisë së Policisë. Më parë ai ka qenë drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë. Gjithashtu, në Policinë e Shtetit do të ketë ndryshime të tjera. Kështu Shkëlqim Saço do të kalojë si drejtor i Drejtorisë së Arsimit Policor në Departamentin e Trajnimit Policor. Në njoftimin policisë thuhet se këto lëvizje “japin sinjalin e rëndësisë që Policia e Shtetit po i kushton shërbimit ndaj publikut”. Sipas drejtorit të Përgjithshëm, të dy këta drejtues policorë janë dalluar për profesionalizëm dhe përkushtim, dhe ata do të jenë në gjendje të përballojnë sfidat për implementimin e një modeli më profesional për trajnimin e policisë, ashtu siç kërkohet nga ligji i ri i Policisë së Shtetit.
Nga ana e tij, drejtori i policisë së kryeqytetit, Muhamet Rrumbullaku, ka mbajtur një fjalim lamtumire para vartësve të tij, të cilët i ka përgëzuar për arritjet gjatë 30 muajve që ai ka drejtuar policinë e Tiranës, ndërsa ka renditur edhe pikat që i ka quajtur më të suksesshmet gjatë periudhës së drejtimit të tij, përfshi edhe vizitën e Presidentit të SHBA-së në Tiranë.
Muhamet Rrumbullaku tashmë do të drejtojë të gjitha trajnimet për personelin e ri që do të shërbejë në polici, si dhe programin e trajnimit bazë 11-javor, i nevojshëm për 6.500 oficerë policie në nivel operacional. Ky trajnim do të përfshijë përgatitjen e një stafi më profesional; do të menaxhojë oficerët për trajnimet në terren, si dhe koordinimin e një investimi prej 6 milionë eurosh në Akademinë e Policisë, investim i dhënë nga BE-ja.
Drejtues i parë, Shkëlqim Saço, do të jetë përgjegjës për menaxhimin e të gjitha trajnimeve për zhvillim profesional në të 12 drejtoritë e qarqeve, si dhe të gjithë departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Sipas Policisë së Shtetit, me këto ndryshime ky institucion synon të japë sinjalin e vendosmërisë dhe rëndësisë për të ofruar një shërbim policor të trajnuar mjaft mirë, për një staf më profesional, për të përmbushur misionin e Policisë së Shtetit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në përputhje me ligjin, si edhe në respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Këto lëvizje në Policinë e Shtetit janë mirëpritur dhe mbështetur edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që asistojnë policinë, ICITAP dhe PAMECA, të cilët kanë ofruar këshilltarët e tyre me kohë të plotë për të mbështetur punën e këtyre strukturave.
Lëvizjet e kryera nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë janë:
1. Drejtues i parë, Muhamet Rrumbullaku, deri tani drejtor i Policisë Qarkut Tiranë, emërohet drejtor i Akademisë së Policisë.
2. Drejtues i parë, Hamdi Fjora, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin e Sigurisë Publike, caktohet përkohësisht si drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë.
3. Drejtues i parë, Jashar Vreka, deri tani drejtor i Akademisë së Policisë, emërohet këshilltar i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
4. Drejtues i parë, Shkëlqim Saço, deri më tani këshilltar i drejtorit të Përgjithshëm, emërohet drejtor i Drejtorisë së Arsimimit Policor në Departamentin e Trajnimeve.
5. Drejtues Edmond Rizai, deri më tani zv.drejtor i Policisë Qarkut Tiranë, emërohet këshilltar i drejtorit të Përgjithshëm.
6. Kryekomisar Arben Caka, deri tani kryente detyrën e shefit të Seksionit të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, caktohet përkohësisht si zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.