Tepelenë, dyshohet për vjedhje të përsëritura, prangoset adoleshenti
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë natës së 1 shkurtit duke u gdhirë 2 shkurti, në fshatin Dhëmblan të Komunës Lopës të rrethit Tepelenë, janë vjedhur 3 dyqane ushqimore dhe pije alkoolike, me pronarë banorë të këtij fshati. Vjedhja e këtyre dyqaneve ishte kryer duke prerë me mjet prerës drynat e dyerve të këtyre dyqaneve. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor ku kreu të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale. Nga veprimet e kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje, ka rezultuar se autori i dyshuar është shtetasi Aliosha Hasani, i cili është arrestuar në flagrancë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij personi u gjetën një palë gërshërë për prerje hekuri , të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pasi dyshohet se me këto mund të ketë prerë drynat e dyqaneve. Në dyqanin e B. M, janë vjedhur 14 steka me cigare të markave të ndryshe, 4 karta rimbushësh 1000 lekëshe si dhe një shumë prej 6600 lekësh të reja. Në lokalin e A. M, janë vjedhur 15 steka cigare të markave të ndryshme dhe 3000 lekë të reja. Në dyqanin e D. T, janë vjedhur disa paketa të markës SLIM, si dhe 3000 lekë të reja. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale të vjedhjes.
Email This Klikime: 5