Tepelene fondacioni Femijet Shqiptare shpeton 15 vjecarin
Ai është vetëm 15 vjeç, nxënës i klasës së 9 në shkollën "Avni Rustemi" Tepelenë. Por prej 10 muajsh nuk mund të ndjekë dot mësimin si të gjithë fëmijët e tjerë. Ismail Çuni fëmija 15 vjeçar është egzaminuar me diagnozën artrit juvenil idiopatik, një diagnozë kjo e rrallë, shpëtimi prej së cilës të vjen vetëm duke udhëtuar në ndonjë spital të specializuar të Europës. Ndër katër pjestarët e kësaj familjeje, i punësuar është vetëm i ati i Ismailit. Të ardhurat e familjes nuk janë të mjaftueshme për të siguruar një kurim cilësor dhe të shpejtë, duke mos harruar që vonesat çojnë në humbjen e jetës së pacientit.
Një nga të afërmit e djalit 15 vjeçar, Xhevdet Raçi pohon se pasi kanë shpenzuar një sasi të konsiderueshme lekësh të grumbulluara nga të afërmit, duke mos arritur në rezultatin e dëshiruar.
Zgjidhjen e kanë gjetur përmes fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, të drejtuar nga zonja, Liri Berisha, që ka marrë përsipër për ta dërguar për kurim Ismailin 15 vjeçar në një klinikë të specializuar jashtë vendit.
Për të mos u shkëputur nga mësimet Ismaili i ndjek ato hap pas hapi në shtepi ku shtyn ditët më të trishta të jetës së tij, aty pranë sobës në këto ditë dimri. Dëshira e tij në kushtet e sëmundjes aktuale është vetëm ndjekja e procesit mësimor.