E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, një 5 vjecare humb jetën nga zjarri

TEPELENE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin salari të Tepelenës, ku një 5 vjecare është djegur dhe për pasojë ka humbur jetën.

K.H janë inicialet e vajzës së mitur, e cila u bë viktimë e një loje të pafajshme me zjarrin së bashku me motrën e saj 6 vjec.

Dy vajzat luanin pranë kasolles, kur i kanë vënë zjarrin asaj. Për pasojë 5 vjecarja u përfshi nga flakët ku ka humbur dhe jetën, kurse motra e saj 6 vjec arriti të shpëtonte pa asnjë lëndim.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi këtë tragjedi

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›