Fier, makina përplaset me kamionin, një i plagosur

Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar pak minuta më parë në Fier. Një automjet është përplasur me një kamion dhe për pasojë, një person ka mbetur i plagosur.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se plagë të rënda ka marrë shtetasi Ladi Sollaku, 30 vjeç, i cili është dërguar në spitalin rajonal, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Shkak për këtë aksident mendohet të jetë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte drejtuesi i mjetit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar për aksidentin, për të zbuluar shkaqet e tij.