E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipokrizia, Rudina Seseri “thyen” bojkotin për të shpëtuar mandatin

21-07-2011 / Gazeta 55

Deputetja socialiste Rudina Seseri ka surprizuar në seancën e fundit parlamentare, kur ka thyer bojkotin e selisë rozë. Arsyeja nuk ka qenë një mosbindje ndaj direktivave të kësaj partie, por mbrojtja e mandatit të saj. Deputetja e qarkut të Durrësit, për 6 muaj rresht nuk frekuentonte kuvendin pasi ndodhej në Shtetet e Bashkuara, ndryshe nga kolegët e saj, të cilët bojkotin e rivendosën pas 8 majit. Sipas Kodit Zgjedhor dhe rregullores së brendshme kuvendore, nëse nuk paraqitej dhe në këtë seancë, zonjës Seseri i digjej mandati. Ndonëse e ulur në fund të sallës, larg kamerave, prania e deputetes socialiste është njoftuar nga kryetarja e kuvendit, e cila i ka uruar mirëseardhjen. Legjislativi rifillon punimet në shtator, muaj kur PS ka njoftuar se do të thyejë bojkotin dhe do marrë pjesë aktivisht në jetën parlamentare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›