E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi me ish-të përndjekurit: Mbështetje në kauzën tuaj

TIRANË- Presidenti Topi zhvilloi sot një takim me një përfaqësi të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, Besim Ndregjoni, si dhe drejtues të tjerë të degëve të Shoqatës në Shkodër, Berat e Tiranë.

Në takimin e zhvilluar në mesdite në presidencë, ish-të përndjekurit shprehen mirënjohje për mbështetjen e kreut të shtetit në cështjen e tyre si edhe shprehën bindjen në përkushtimin dhe në përkrahjen e mëtejshme të Institucionit të Presidentit, brenda kornizave kushtetuese dhe ligjeve në fuqi për rehabilitimin dhe integrimin e plotë të tyre në të gjitha fushat e jetës dhe shoqërisë demokratike shqiptare.

Gjithashtu, përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë parashtruan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me integrimin e plotë të tyre në jetën shoqërore. Nga ana e tij kreu i shtetit ritheksoi se do t’i mbështesë gjithmonë personalisht dhe institucionalisht, duke ushtruar të gjitha kompetencat që i jep Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, i siguroi se shteti shqiptar dhe institucionet e tij do të kenë përherë një vëmendje dhe kujdes të veçantë për të gjithë ish-të përndjekurit politikë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›