Kosove Ndalohet importi i mallrave nga Serbia
Ne Kosove qe nga mbreme ka filluar zbatimi i vendimit te qeverise per ndalimin e importeve te mallrave nga Serbia. Vendimi eshte mbeshtetur gjeresisht nga forcat politike dhe nga komuniteti i biznesit i cili shprehet i bindur se nuk do te kete mungese mallrash ne tregun e vendit. Nderkaq perfaqesuesit politike te serbeve te Kosoves dhe zyrtaret e Beogradit e kane cilesuar vendimin si te demshem per procesin e bisedimeve ndermjet te dyja paleve vazhdimi i te cilit pritet ne muajin shtator.