E Diel, 1 Nëntor 2026

Eagle Mobile mbyllnë Kamëz fushatën'Një me Natyrën'

TIRANE- Eagle Mobile ka përmbyllur në Kamëz fushatën kombëtare “Një me natyrën”. Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile Ali Taskin, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj, Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Fatmir Mediu dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, së bashku me 250 nxënës të shkollës së mesme “Ibrahim Rugova” kanë marrë pjesë në aksionin e pastrimit të rrugëve të Kamzës. Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin tha se “Për Eagle Mobile viti 2010 është viti i mjedisit dhe ne jemi shumë të gëzuar që ndërmarrim projekte te tilla’. Taskin shtoi se Shqipëria do të ishte me e bukur dhe e zhvilluar nëse të gjithë se bashku do të kujdesen për mjedisin. “Eagle Mobile do të vazhdojë fushatën ditën e shtunë në Pogradec, ku stafi jonë do të japë kontributin e vet personal në pastrimin e mjedisit”, ka përfunduar Taskin. Kamza ka qenë ndalesa e fundit e një turi të gjatë që Eagle Mobile ndërmori me nxënës të shkollave të mesme dhe zyrtarë të mjedisit në Durrës, Vlorë, Lezhë, Kukës dhe Tiranë. Mëse 3000 nxënës u përfshinë në kete nismë. Eagle Mobile ka shpallur vitin 2010 “Viti i Mjedisit” dhe krahas kësaj, janë ndërmarrë projekte të ndryshme si mbjellje pemësh në ambientet publike, restaurim parqesh, krijimi i parqe të lojërave për fëmijë dhe fushata sensibilizimi.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›