Shkup, parlamentirrëzon pr/ligjin përish-anëtarët e UCK

SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë rrëzoi sot Projekt-ligjin për përkujdesje institucionale për ish-anëtarët e UçK-së, i propozuar nga dy deputetë shqiptarë, Abedin Zymberi dhe Daut Rexhepi – Leka.
Drafti mori votat e deputetëve të pranishëm të BDI-së, por votuan kundër tij shumica e deputetëve të partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja opozitare.
Deputeti Zymberi shprehu keqardhje për mosmbështetjen e këtij propozimi duke theksuar se pas dështimit të kësaj nisme qëndron ndonjë marrëveshje mes partnerëve të koalicionit qeveritar. “Me këtë votim ranë maskat e koalicionit Gruevski-Ahmeti, ku nuk ishin në gjendje ta votojnë ligjin e propozuar, që të zgjidhet statusi i ish-ushtarëve të UçK-së dhe të familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe të civilëve të rënë gjatë konfliktit të vitit 2001”, tha ai.
Zgjidhja e statusit të ish anëtarëve të UCK-së, ishte një prej tre kërkesave që kryetari i BDI-së, i ka parashtruar aletatit të tij në koalicionin qeverisës Nikolla Gruevski, si kusht për vazhdimin e qendrimit të tij në qeveri.
(m.a/BalkanWeb)